Home / Tag Archives: kosoves

Tag Archives: kosoves

Hoxhaj: Pozicioni i vetëm zyrtar i Kosovës për dialogun është platforma

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se platforma e prezantuar para një jave është pozicioni i vetëm zyrtar i Kosovës në dialogun me Serbinë. Në një intervistë dhënë gazetës MAPO në Shqipëri, Hoxhaj tha se është e rëndësishme që Kosova ta ketë një pozicion të vetëm në dialogun me Serbinë dhe që marrëveshja finale me Serbinë është e pranueshme për Kosovën vetëm me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim në OKB. “Qëndrimi ynë si Qeveri e Kosovës por edhe si delegacion shtetëror i Kosovës i mandatuar nga Kuvendi për të negociuar me Serbinë, bashkë me presidentin Thaçi, është që duhet ta kemi një pozicion të përbashkët. Kosova nuk mund të ketë disa pozicione për sa i takon dialogut me Serbinë. Platformën që e kemi hartuar para një jave, e cila do të duhej të miratohet në kuvendin e Kosovës javën e ardhshme, që do të duhet të siguronte mbështetje të domosdoshme nga deputetët e Kosovës, parasheh që ne duhet të arrijmë njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, anëtarësim të..

Read More »

Haradinaj: 40 serbë aplikuan për t’u bërë ushtarë të Kosovës, shantazhit nga Beogradi po i vjen fundi

Kryeministi i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se shantazheve nga Beogradi po i vjen fundi, e dëshmi për këtë ai po i konsideron 40 serbët që aplikuan për ‘tu bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare kanë aplikuar për të qenë ushtarë të Kosovës dhe ka shtuar se kjo është shenjë për integrimin e tyre në Kosovë. “Fakti që rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare, prej tyre rreth 40 serbë, kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës, është shenjë e qartë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi”, ka shkruar Haradinaj.

Read More »

Ashpërsohen sanksionet e SHBA-së ndaj Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po vazhdojnë me sanksionet ndaj Kosovës. Përveç mosdhënies së vizës amerikane për kryeministrin Ramush Haradinaj dhe anulimit të vizitës së gjeneralit Timothy Orr në Prishtinë, SHBA-ja ka marrë vendim që t’ia anulojë Qeverisë së Kosovës ftesat për pjesëmarrje në tetë programe në qendrën evropiane për studime të sigurisë “George C. Marshall” në Gjermani. Këto sanksione ndaj Kosovës po vijnë pas mosdëgjueshmërisë për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe. Presioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për pezullimin e taksës ndaj produkteve serbe tashmë është përkthyer në masa ndëshkuese ndaj Republikës së Kosovës. Pas refuzimit të vizës amerikane që i është bërë kryeministrit Ramush Haradinaj, SHBAj-ja ka marrë vendim që t’ia anulojë Qeverisë së Kosovës ftesat për pjesëmarrje në tetë programe në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall” në Gjermani. Një gjë të tillë për gazetën “Zëri” e kanë konfirmuar edhe zyrt..

Read More »

Ja sa aksidente kanë ndodhur në hekurudhat e Kosovës për çdo vit

Rreth 30 aksidente për çdo vit në hekurudhat e Kosovës, ndërsa vetëm këtë fillim vit katër aksidente hekurudhore. Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda pas u godit nga treni dje në linjën hekurudhore Pejë – Prishtinë respektivisht në segmentin që kalon përreth kazermës “Adem Jashari”. 20-vjeçari i goditur nga treni mbrëmë është operuar në emergjencë nga ekipi i neurokirurgëve kujdestar, ndërsa pas operacionit është transferuar në mjekimin intensiv qendror, kështu bëri të ditur zyra për Informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Sipas dëshmitarëve aksidenti dyshohet të ketë ndodhur derisa i riu kishte zbritur nga një veturë dhe po tentonte ta kalonte linjën hekurudhore. Përderisa po hetohen shkaqet e këtij aksidenti, ajo që dihet është se rastet e aksidenteve në hekurudhat e Kosovës janë shpeshtuar. Për çdo vit ndodhin rreth 30 aksidente trafiku në hekurudhat e Kosovës. Vetëm në këtë fillim vit kanë ndodhur 4 aksidente ndërmjet veturave dhe trenave. Sipas statis..

Read More »

Rexhep Qosja: Katër delegacionet e Kosovës në bisedimet me Serbinë, një komedi!

1.Ka një krizë dhe ka shumë paqartësi në bisedimet e filluara tash e sa vjet ndërmjet dy shteteve të cilat para nëntëmbëdhjetë vjetësh ishin në luftë: ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Në mendjet e përfaqësuesve të këtyre dy shteteve, historia e të cilave është e ngarkuar me shumë drama, tragjedi dhe dhembje të shumëllojshme të mesvetshme, e sidomos me pushtimin serb të Kosovës, me kolonizimin serb të Kosovës, me planet për shpërnguljen e detyrueshme të shqiptarëve në Turqi, me dhunën dhe terrorin e Sigurimit të Brendshëm Shtetëror (UDB-së) mes viteve 1950-1965, me dhunën e terrorin e regjimit të Millosheviçit pas demonstratave të vitit 1981 dhe, mandej, me zhvendosjen e dhunshme të rreth një milion shqiptarëve në vitet 1998-1999, duhet të zotërojë vetëdija për gjendjen e pandryshueshme gjeografike mes tyre: Kosova dhe Serbia janë fqinje dhe do të jenë përgjithmonë shtete fqinje. Në vetëdijen për këtë gjendje duhet të ndikojnë shumë të dhëna, e njëra prej të cilave është: Serbia kurrë nuk..

Read More »

Vuçiq ju lutet serbëve: Mos shkoni në ushtrinë e Kosovës

Aleksandar Vuçiq ka porosit serbët të mos shkojnë në Ushtrinë e Kosovës. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë një takimi me serbë të Kosovës, ka deklaruar se serbët e këtij vendi nuk duhet të shkojnë në Ushtrinë e Kosovës. „I kam lutur serbët të mos shkojnë në Ushtrinë e Kosovës dhe të mendojnë pse është formuara ajo, cilat janë nevojat dhe qëllim e atyre që e kanë formuar“, citon “danas” të ketë thënë Vuçiq duke shtuar “se na duhet vetëm edhe një konflikt serbo-serb “. Sipas fjalëve të tij, serbë në Anamoravën e Kosovës kanë presione të mëdha që t’i bashkohen kësaj Ushtrie dhe ka shfaqur shpresën se ata do t’iu rezistojnë presioneve , transmeton Koha. net. Ai ka shfaqur shpresën se Kosovën do ta vizojë pasi të ulen tensionet. Vuçiq ka treguar se serbët janë ankuar se u mungojnë mallrat serbe në Shtërpcë e Graçanicë pas vënies së taksës. „Do të shohim si do ta zgjidhim këtë e bota të bëjë preson tek i përkëdheluri i tyre, ndërsa të gjejmë mënyrë e rrugë si ta furnizojmë ..

Read More »

Daçiq thotë se ndarja e Kosovës ishte opsion edhe në vitin 2005

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia në vitin 2005 kishte një ofertë për ndarjen e Kosovës, nga bashkësia ndërkombëtare. Daçiq konsideron se një marrëveshje me Prishtinën do të jetë e pamundur, pasi sipas tij, shqiptarët nuk e dëshirojnë një gjë të tillë. Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, Daçiq ka thënë se “korrigjimi i kufijve” me Kosovën nuk është ide e re, por sipas tij, për të është folur për vite të tëra dhe se Serbia në vitin 2005 kishte një ofertë nga bashkësia ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës. “Kemi nevojë për të udhëhequr një politikë të mençur. Unë jam i sigurt se Prishtina nuk do ta pranojë atë, por ata do të jenë përgjegjës”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë më të angazhuarat për arritjen e një marrëveshje. Dhe Daçiq nuk është ndalur me kaq. Ai ka folur edhe rreth taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. “Gjermania dhe Britania janë duke e ‘bind..

Read More »

Vuçiq me deklaratë si Milosheviqi për serbët e Kosovës

Kreu i Serbisë Aleksandër Vuçiqi po i ngjason me deklarata Millosheviqit duke thënë se “askush nuk guxon t’i ngucë serbët në Kosovë”. Vuçiq, si dikur Sllobodan Millosheviqi, ka deklaruar sot në Vërnjaçka Banjë, se shteti nuk do të lejojë që dikush t’i ngucë serbët në Kosovë, transmeton Koha.net. Ai ka shtuar se populli serb në Kosovë po kërcënohet çdo ditë, ndërsa ka përmendur parullën e tij tashmë të njohur e demagogjike se “Serbia është për ruajtje të paqes e të stabilitetit”, ndërsa ka shtuar se këtë nuk duhet marrë si shenjë dobësie dhe se nuk do ta lejojë Kosovën ta sulmojë popullin tonë. “Në Kosovë kemi njerëz që sillen me papërgjegjësi, nuk e kanë plotësuar atë që shkruan në marrëveshjen e Brukselit. Detyrimin e vetëm të Bashkësisë së Komunave serbe, pastaj kanë vënë taksën 100 për qind për mallrat e Serbisë me dëshirën që ta shkatërrojnë popullin serb në Kosovë, që ta dëbojnë nga vatrat shekullore dhe t’i sjellin dëm Serbisë. Ne këtë dëm mund ta përballojmë, por nuk do të he..

Read More »

A do të jetë ky viti i anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL?

Kosova nuk e ka ndërmend të heq dorë nga INTERPOL-i, po provon sërish anëtarësimin. Vitin e kaluar, Kosova dështoi të anëtarësohej në INTERPOL, por sa është e mundur që kjo të ndodhë këtë vit?! Në rivotimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it në Dubai, Kosova ka marrë 68 vota pro, 51 kundër dhe 16 abstenime. Por kjo nuk e ndaloi Kosovën që të tërhiqet nga kërkesa për tu pranuar në INTERPOL. Kosova gjatë këtij viti do të provojë përsëri të anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Serbisë. Në anën tjetër eksperti i politikave të jashtme dhe integrimit, Avni Mazreku është shprehur se janë dy dimensione që Kosova duhet t’i ketë parasysh në rastin e aplikimit në INTERPOL. “E para qëndron tek destruktiviteti i Serbisë, përkatësisht roli i Serbisë në pengimin e Kosovës në anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare. Dihet që Serbia njëherë e ka arritur qëllimin e pengimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, në saje të kapa..

Read More »