Home / Tag Archives: kufijve

Tag Archives: kufijve

Kjo parti serbe po e kundërshton fuqishëm ndryshimin e kufijve të Kosovës

Po vazhdon të jetë mjaftë e përfolur ҫështja e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Partia e Pavarur Liberale është kundër ndryshimit të kufijve si mënyrë për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë’, ka thënë Slobodan Petroviq, kryetar i kësaj partie. Këtë mënyrë të zgjidhjes së kontestit Kosovë –Serbi nuk e përkrahin as qytetarët e Graçanicës që janë anketuar nga RTV. „Ne jemi kudër çdo ndarjeje, ky është qëndrimi ynë që nga fillimi, por nuk kemi dashur që askujt dhe në asnjë mënyrë ë mos ia japim mundësin që të propozojë çfarëdo që të dëshirohet. Por ne ende s’e dimë se cili është propozimi, kjo është enigmë edhe më e madhe”, ka thënë Petroviq, transmeton koha.net.Petroviqi e kupton se as kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq s’e ka të lehtë për të biseduar me palën kosovare. „E di se kjo çështje nuk është e lehtë, e di se Vuçiqi nuk e ka të lehtë. Kam shumë mirëkuptim ndaj Vuçiqit thjesht nga fakti se e di me kënd punon kur është në pyetje Kosova, e di sepse edhe unë ka..

Read More »

Korrigjimi i kufijve? Deklarohet një përfaqësues i BE-së

BE-ja nuk është e përfshirë në mënyrë aktive në debatin për korrigjim të kufijve. Kështu ka thënë raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAllister që sipas tij, Bashkimi Evropian është në dijeni për debatin që po zhvillohet rreth idesë për ndryshim të kufijve, si zgjidhje e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Çdo lloj marrëveshje duhet të rregullohet reciprokisht në mes dy palëve dhe duhet të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë McAllister. Megjithatë, zyrtari i lartë i BE-së i cili po qëndron në Beograd për një vizitë zyrtare së bashku me një delegacion të gjerë, ka thënë se BE-ja nuk është e përfshirë në mënyrë aktive në debatin për ndryshim të kufijve, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express. McAllister teksa ka folur për zgjedhjet e reja që pritet të mbahen në Parlamentin Evropian, ka thënë se nuk beson që një gjë e tillë do të ndikojë në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ai ka ..

Read More »

Edita Tahiri thotë se taksa është e vetmja mundësi që e bllokon idenë e ndryshimit të kufijve

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka mbështetur Qeverinë e Kosovës për të mbajtur në fuqi taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë. Në një intervistë, ajo ka thënë se taksa është instrumenti i vetëm me të cilin po bllokohet dialogu me Serbinë dhe po mbrohen kufijtë e Republikës së Kosovës. Ajo ka deklaruar se taksa nuk duhet të hiqet derisa Kuvendi i Kosovës të votojë një platformë e cila ia vendos vijat e kuqe procesit të dialogut Kosovë – Serbi. “Qeveria e Kosovës dhe vetë kryeministri Haradinaj duhet ta mbajnë taksën ndaj produkteve serbe sepse taksa tani për tani është i vetmi instrument që bllokon idetë për ndryshimin e kufijve. Për faktin se Kuvendi i Kosovës ende nuk ka arritur ta miratojë platformën me vijë të kuqe për t’i mbrojtur kufijtë e Kosovës, sovranitetin dhe pavarësinë. Taksa është i vetmi mekanizëm që bllokon dialogun”, ka thënë Tahiri për “Epokën e Re”. Ajo nuk beson se mosrespektimi i kërkesës amerikane për pezullimin e taksës mund të ndikojë në rapo..

Read More »

Edhe nga Gjermania dalin zëra për ‘korrigjimin e kufijve’ për Kosovën

Zëdhënësi i CDU/CSU thotë se s’ka pse të refuzohet ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbi. Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag për politikat evropiane, Florian Hahn, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi. Hahn, në një intervistë për DW, ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia pajtohen që zgjidhja mes tyre është edhe tek ndryshimi i kufijve, atëherë “bashkësia ndërkombëtare duhet ta pranojë atë”. “Me ndryshimin e kufijve duhet vepruar me shumë kujdes, por personalisht mendoj, dhe ky është mendimi im personal, se kur dy shtete sovrane bien dakord të ndryshojnë një kufi të përbashkët mes njëri-tjetrit dhe kur ato janë në gjendje të mbajnë përgjegjësinë për vendin e tyre, atëherë mendoj se bashkësia ndërkombëtare duhet ta pranojë atë”, ka thënë Hahn në këtë intervistë me DW. Ai ka thënë se shteti i tij dëshiron që kjo marrëveshje të ngërthehet me njohjen reciproke të sovranitetit. “Ky është mendimi im personal. Më lejoni ta them përsëri: Nëse dy shtete sovrane bëjnë një ujdi me njër..

Read More »

Cilat shtetet janë pro dhe kundër lëvizjes së kufijve të Kosovës?

Zbulohet se cilat shtetet janë pro dhe kundër lëvizjes së kufijve të Kosovës. Ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë po kundërshtohet nga i gjithë spektri politik në Kosovë. Kundërshtari më i madh i kësaj iniciative, e cila vlerësohet si e rrezikshme, është kryeministri Ramush Haradinaj. Me këtë konstatim pajtohet edhe Gjermania, Britania, por jo edhe Austria, shkruan gazeta “Zëri”. Prejse ka nisur faza përmbyllëse e dialogut Kosovë – Serbi në publik kanë nisur të shpërfaqen ide të ndryshme lidhur me atë se si do të duket marrëveshja finale mes dy vendeve. Një ndër to është edhe opsioni i korrigjimit të kufirit me Serbinë, të cilin tash e disa muaj është duke e proklamuar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Por sikurse skena politike në vend, e cila nuk është e njëzëshme sa i përket korrigjimit ose shkëmbimit të territoreve, ashtu e ndarë rreth kësaj çështjeje po rezulton të jetë edhe skena ndërkombëtare. Derisa Austria ka bërë të ditur troç se e mbësht..

Read More »

Ismet Beiqiri e quan të rrezikshme idenë për korrigjimin e kufijve

Ideja për korrigjimin e kufijve është lojë e rrezikshme. Kështu ka thënë sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe deputet i kësaj partie, Ismet Beqiri, duke thënë se ideja për korrigjimin e kufijve është lojë e rrezikshme dhe për LDK-në është e papranueshme. “Ne jemi për dialog, por për t’i biseduar gjerat shtruar dhe jo për të dhënë territor duke ia bërë qejfin Vuçiqit”, ka thënë Beqiri në radio Urban FM. Ai ka folur edhe për koalicionin qeverisës duke e quajtur atë të brishtë e që po mbahet në këmbë të qelqta. “Po mbijetojnë sot për nesër. Ne kërkojmë të shkohet në zgjedhje dhe qytetarët vendosin se kush do të qeverisë. Qeveria aktuale e ka një legjitimimet të lodhtë por nuk ka kredibilitet”, ka thënë ndër të tjera ai. Ndërsa, duke folur për ekipin negociator, Beqiri ka thënë se LDK nuk do ta përkrah atë pasi ai ekip nuk e përfaqëson askënd.

Read More »

Plani për ndryshimin e kufijve, Vuçiq tregon cila është e vërteta

Presidenti i Serbisë ka thënë më herët se shteti i tij nuk do të përfitojë gjithçka nga dialogu me Kosovën. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka hedhur poshtë sot spekulimet e mediave gjermane për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. “Nuk ka harta, nuk ka asgjë, sepse ne nuk po bisedojmë”, ka deklaruar kreu serb. “Çfarë 17 pika, nuk ka asnjë pikë,” u përgjigj Vuçiq, në pyetjen e gazetarëve për zërat rreth një plani që përmban 17 pika, që ka të bëjë me ndryshimin e kufijve. “Ata që pretendojnë këtë, duan ta ndajnë Serbinë në 17 pjesë”, ka deklaruar Vuçiq. Presidenti i Serbisë ka thënë më herët se shteti i tij nuk do të përfitojë gjithçka nga dialogu me Kosovën. Por, ka thënë se ideja e tij është të mbrohet populli serb në Kosovë. “Mos u merakosni, unë do të përkujdesem për popullin tonë në Kosovë, por nuk do të premtoj gjithçka, sepse të tjerët kanë premtuar dhe kaherë i kanë humbur të gjitha. Do t’i mbrojmë njerëzit tanë, por le të mendojmë për jetën”, tha ai.

Read More »

Hoxhaj i kundërpërgjigjet Kurtz për ndryshimin e kufijve

Enver Hoxhaj ka thënë se ka vija të kuqe që mos të preken kufijtë e Kosovës Enver Hoxhaj ka vendosur ta kundërshtojë kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurtz, duke dhënë intervistë në gazetën më të madhe austriake, për të kundërshtuar ndryshimin e kufijve. Kurtz është në të njëjtën linjë edhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili po promovon këtë ide. Hoxhaj ka thënë se ka vija të kuqe që mos të preken kufijtë e Kosovës. Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, në një intervistë për gazetën austriake, Der Standard, ka thënë se ndryshimi i kufijve është një vijë e kuqe për Kosovën, duke shprehur qëndrimin e njëjtë me atë të kryeministrit Ramush Haradinaj. Ndonëse ish-shefi i Hoxhajt, presidenti Hashim Thaçi vazhdon të lobojë për idenë e tij të ndryshimit të kufijve dhe për këtë ka marrë përkrahje edhe nga kancelari austriak, Sebastian Kurz, Hoxhaj pohon vetëm versionin e Qeverisë si të pranueshëm. Në intervistën e realizuar nga gazetarja, Adelheid Wolfl, e cila ditë më parë boto..

Read More »