Home / Tag Archives: madridi

Tag Archives: madridi

Real Madridi po e bën super-transferimin, ky është zëvëndësuesi i Ramosit

Duket se skuadra e Real Madridit po e gjen zëvëndësuesin e Ramosit. Qendër mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Davinson Sanchez shihet si zëvendësuesi potencial i kapitenit të ‘Los Blancos’. Sanchez ka treguar një formë të lartë në Premierligë këtë sezon, nën urdhrat e Mauricio Pochettinos. Marrëveshja aktuale e Ramos me skuadrën e Real Madrid skadon në vitin 2020, kur ai do të jetë 34 vjeçar. ‘Mbretërit’ po kërkojnë një transferim të mëhershëm, në mënyrë që të jenë të përgatitur për një largim eventual të tij.

Read More »

Real Madridi po e largon Bale, ja ҫfarë bëri skuadra pas këtij vendimi

Gareth Bale duket se përfundimisht do të largohet nga Real Madridi. ‘Los Blancos’ po shpresojnë që Tottenham do të jenë të gatshëm të pranojnë rikthimin e uellsianit. Madrilenët po përgatitën që të ofrojnë Bale për shërbimet e Christian Eriksen, shkruan ‘Mirror’. Mbretërit janë të gatshëm të largojnë Bale gjatë kësaj vere, pas një sezoni dëshpërues të tij. Eriksen kërkohet qe një kohë të gjatë nga Real Madrid, por skuadra e Tottenham nuk ka qenë e gatshme të pranojë ofertat për largimin e tij. Emri i Gareth Bale në ofertë do të mund të ndryshonte situatën dhe të bënte të mundur një transferim të danezit në ‘Bernabeu’.

Read More »

Kush po e këshillon Balen të largohet nga Real Madridi?

Gareth Bale duket se nuk do të jetë edhe për kohë pjesë e Realit. Ish sulmuesi i Manchester United dhe Tottenham Hotspur, Dimitar Berbatov, ka këshilluar Gareth Bale që të largohet nga Real Madrid. Dimitar Berbatov është personaliteti i fundit i sportit që ka komentuar situatën e Gareth Bale te Real Madrid. Berbatov ka këshilluar uellsianin që të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, pasi aty nuk është i dëshiruar. “Nëse ata nuk të duan, ajo çfarë duhet të bëni është që të largoheni”, ka deklaruar ish reprezentuesi i Bullgarisë. “Bale fajësohet për gjitha të këqijat që ndodhin në Real Madrid”.

Read More »

Atletico Madridi mposht Juventusin me këtë rezultat

Juventusi është mposhtur nga Atletico Madrid me rezultat 2 me 0. Dy qendërmbrojtësi Gimenez dhe Diego Godin shënuan për t’i dhënë një fitore dhe një epërsi tejet të rëndësishme skuadrës së Diego Simeones kundër Juventusit të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo. Me gjithë vendimet e VAR-it që shkuan kundër tij, gjiganti spanjoll ishte skuadër bindëse ndaj vizitorëve nga Torino, dhe do të shkojë në ndeshjen e kthimit pas tri javësh me një epërsi të konsiderueshme në përpjekje për ta siguruar çerekfinalen.

Read More »

Befason Real Madridi, futet në garë për këtë lojtar

Duket se Real Madridi është duke bërë përgatitjet për afatin e ardhshëm kalimtar. Juan Fernando Quintero, i cili shkëlqeu me Kolumbinë në Kampionatin Botëro, Rusia 2018, tash ka përfunduar në radarin e Real Madrid. Quintero ka pasur paraqitje të mira edhe me skuadrën e River Plate, dhe ‘AS’ raporton se Real Madrid po interesohet për të, transmeton lajmi.net. Lojtari luan si i huazuar tek River Plate, pasi kartoni i tij i takon skuadrës nga Portugalia, Porto. Quintero ka një klauzolë liruese prej 22 milionë eurove, shifër kjo që nuk është e papërballueshme për Real Madrid.

Read More »

Super-ylli i gjigantit evropian po transferohet tek Real Madridi

Duket se Real Madridi do të bëjë një super-transferim. Real Madridi po bëhet gati që ta kompletojë një transferim të madh në afatin e verës. Skuadra spanjolle po dëshiron ta transferojë Paulo Dybalan nga Juventusi. Sulmuesi argjentinas ka shprehur pakënaqësitë e tij me minutazhën e vogël te torinasit ndaj Real Madridi e do transferimin e tij.

Read More »

Messi jep lajmin e madh, Real Madridi nuk mund t’a përballojë

Duket se Messi po ndihet mirë, e ky është një lajm aspak i mirë për Real Madridin. Mbrëmë në ndeshjen e Barcelonës kundër Valencia, Leo Messi realizoi dy gola, para se të pësonte një dëmtim të lehtë. Argjentinasi u kthye në fushë për të vazhduar gjithçka në gjendje normale, por pas ndeshjes dyshohej se ai dëmtim mund ta linte jashtë fushës për ndeshjen e së mërkurës. “AS” shkruan se Messi po rikuperohet me sukses dhe deri më tani nuk po ndjen ndonjë dhembje. Pjesa ku mendohej të jetë problemi ka qenë e qetë gjatë ditës së sotme, kështu që me gjasë ai do të jetë i gatshëm për ‘El Clasicon’. Gjatë ditës së hëne do të kryhen edhe disa teste që të bëhet krejtësisht e qartë situata e argjentinasit. Të gjitha indikacionet tregojnë se ai do të jetë krejtësisht i gatshëm për ndeshjen e madhe.

Read More »

Gareth Bale po largohet nga Real Madridi, ja ku po kalon

Pasi Real Madrid nuk po e konsideron si lojtar me potencial, Gareth Bale do të largohet nga kjo skuadër. Skuadra spanjolle është duke tentuar ta transferojë Eden Hazardin nga Chelsea, andaj po kërkon fonde për ta realizuar transferimin, përcjell lajmi.net. Por, Real Madrid është duke menduar që të bëjë një shkëmbim me Chelsea, duk i ofruar Balen për belgun. Madrilenët janë në dijeni se skuadra londineze e preferon uellsianin, andaj mund të ofrojnë atë dhe një shumë të parave.

Read More »

Real Madridi do të bëjë një super-transferim, është ylli i Juventusit

Real Madridi duket se është duke përgatitur një super-transferim. Kjo skuadër është duke shpresuar që ta transferojë Joao Cancelon nga Juventusi. Mbrojtësi portugez është duke shkëlqyer te skuadra torinase, andaj madrilenët janë duke tentuar ta transferojnë atë qysh në këtë afat. Real Madrid e di se do të jetë tejet e vështirë ta transferojë Cancelon nga Juventusi, pasi këta të fundit nuk e duan ta shesin atë. Florentino Perez është duke tentuar ta bind portugezin që të kalojë në Santiago Bernabeu, duke i ofruar një kontratë joshëse. Presidenti i Real Madridit ka filluar bisedimet me agjentin e Cancelos, ndërsa Juventus mund t’i padisë ata për kontakte të fshehura.

Read More »

Real Madridi përforcon skuadrën, transferon këtë super-lojtar

Real Madrid duket se do ta përforcoj skuadrën me disa transferime në këtë afat kalimtar të janarit. Real Madrid e transferoi dje (e diele) Brahim Diazin nga Manchester City. Skuadra spanjolle i pagoi 15 milionë euro + 5 milionë bonuse për talentin. Diaz i ka kompletuar sot testet mjekësore, e që njëherësh është edhe transferimi i parë i madrilenëve në këtë afat. Spanjolli ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 me Real Madridin, ndërsa në ora 13:30 do të prezantohet para tifozëve.

Read More »