Vijon protesta në kryeqytet, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë! Situata e qetë

  • Ndaje
Vijon protesta në kryeqytet, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë! Situata e qetë

Edhe këtë te diele studentë, të rinj dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish para godinës së Kryeministrisë, në kuadër të tubimeve të përditshme kundër qeverisë.

Protesta ka nisur rreth orës 18:30 dhe, ndryshe nga dita e djeshme, po zhvillohet e qetë dhe pa tensione. Pjesëmarrësit vijojnë me thirrjet e tyre të vazhdueshme për dorëheqjen e kreut të qeverisë, Edi Rama.

Ky tubim vjen vetëm një ditë pas revoltës kombëtare, e cila u karakterizua nga tensione të larta dhe përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të rendit e policisë.

The post Vijon protesta në kryeqytet, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë! Situata e qetë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.