Presidentja Shiroka Pula nderoi ushtarët britanikë në Ditën e Përkujtimit
Në nderim të të gjithë atyre që shërbyen dhe humbën jetën në konfliktet e armatosura, Ambasada Britanike në Prishtinë ka organizuar Ceremoninë e Përkujtimit.
Në këtë ceremoni u kujtuan të gjithë ata që sakrifikuan jetën në shërbim, ndërsa u nderua edhe kujtimi i atyre që nuk u kthyen më nga luftërat, duke përfshirë 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s/KFOR-it..
Në ceremoni mori pjesë edhe presidentja Justina Shiroka-Pula, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari e përfaqësues të partive politike.
Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin dhe sakrificën e ushtarëve britanikë, duke theksuar se Kosova do ta kujtojë gjithmonë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin e ushtarëve të saj, të cilët dhanë jetën në shërbim të paqes dhe sigurisë së Kosovës.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.