Lejla: Me një pagë mesatare, nuk kisha mujt me mbijetu
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Lejla, ka folur për të ardhurat dhe paragjykimet me të cilat përballen vajzat që fitojnë para përmes rrjeteve sociale.
Në emisionin “Sol” në Klan Kosova, ajo tha se një pagë mesatare nuk do t’i mjaftonte për të përballuar shpenzimet personale dhe për të ndihmuar njerëzit e afërt.
“Nëse po flasim për një rrogë mesatare, nuk kisha mujtë me mbijetu. Jo që nuk di me kursy, por unë jam person që mundohem me ju ndihmu të tjerëve, edhe me një pagë mesatare, nuk kisha mujtë edhe me jetu për veti edhe me ju ndihmu personave rreth meje”, u shpreh Lejla.
Ajo u pyet edhe nëse një vajzë që fiton para përmes rrjeteve sociale paragjykohet më shumë sesa një vajzë që punon në zyrë.
“Po, po. Nuk është lehtë qysh njerëzit mendojnë. E qet fytyrën tane, e jep veten për marketing. Normal që tani vjen paga për ato që e bon”, tha ajo.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.