Pas më shumë se një viti nën ujë, nxirret vetura e fundosur në Liqenin e Ujmanit

  • Ndaje
Pas më shumë se një viti nën ujë, nxirret vetura e fundosur në Liqenin e Ujmanit

Një automjet që kishte përfunduar në fund të Liqenit të Ujmanit në tetor të vitit 2025 është nxjerrë sot nga uji, pas një operacioni të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera.

Sipas njoftimit të Policisë, aksioni ka nisur rreth orës 10:00, ndërsa automjeti është identifikuar dhe nxjerrë nga liqeni në orën 12:40.

Në operacion morën pjesë njësitë e specializuara të Policisë, Ekipi Nacional i Kërkim-Shpëtimit, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe Klubi i Zhytjes “Trepça”.

Policia ka bërë të ditur se ndërhyrja u mundësua pas uljes së nivelit të ujit dhe shërbeu edhe si trajnim për pjesëtarët e institucioneve të përfshira.

Rasti ishte raportuar më 14 tetor 2025 nga pronari i automjetit, i cili kishte deklaruar se vetura e parkuar pranë liqenit, në rrethana të paqarta, kishte rënë në ujë.

Pas nxjerrjes, automjeti i është dorëzuar pronarit legjitim.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.