A do të shtrenjtohet buka? Flet kryetari i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës

Bashkim Zejnullahi, kryetar i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, është deklaruar për FrontOnline nëse rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ketë  ndikim në rritjen e çmimit të bukës. Ai ka thënë se, megjithëse nuk mund të konfirmohet ende nëse buka do të shtrenjtohet, tani për tani rritje të çmimit të miellit nuk do

A do të shtrenjtohet buka? Flet kryetari i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës


Bashkim Zejnullahi, kryetar i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, është deklaruar për FrontOnline nëse rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ketë  ndikim në rritjen e çmimit të bukës.

Ai ka thënë se, megjithëse nuk mund të konfirmohet ende nëse buka do të shtrenjtohet, tani për tani rritje të çmimit të miellit nuk do të ketë.

‘’ Nuk e dimë  ende a do të shtrenjtohet buka por mielli njëherë për njëherë jo’’, tha ai për FrontOnline.

Në anën tjetër, gjatë ditës së sotme mediet kane raportuar se çmimi i bukës në vend pritet të shkojë në 80 cent, nga 50 cent sa është aktualisht.