Abazoviqi kërkon nga BE-ja të jetë më konkrete në dialogun Kosovë – Serbi

Welcome to Kosova Today

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet ta ndryshojë qasjen në ndërmjetësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai në një intervistë për ‘Euroactiv’ ka thënë se “BE-ja duhet të jetë më konkrete”. “Nëse e kemi gjithmonë këtë lloj politike shumë të butë, do të flasim për të njëjtën […]

Abazoviqi kërkon nga BE-ja të jetë më konkrete në dialogun Kosovë – Serbi

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet ta ndryshojë qasjen në ndërmjetësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai në një intervistë për ‘Euroactiv’ ka thënë se “BE-ja duhet të jetë më konkrete”.

“Nëse e kemi gjithmonë këtë lloj politike shumë të butë, do të flasim për të njëjtën gjë edhe pas 10 apo 20 vitesh. Kjo është një fatkeqësi sepse ne kemi humbur tashmë 20 vjet”, tha Abazoviq.

Ai ka shfaqur besimin se Kosova dhe Serbia “duan të shohin një marrëveshje përfundimtare” dhe “të tregojnë se ne nuk jemi më një rajon konflikti, por një rajon mirëkuptimi”.

Megjithatë, Abazoviq, ka pranuar se ajo nuk do të jetë e lehtë për t’u arritur.

Ndërkaq, duke folur për votën kundër të Malit të Zi ndaj anëtarësimit të Kosovës në KiE, në Komisionin për çështje politike dhe demokraci në Asamblenë Paralamentare të Këshillit të Evropës, Abazoviq theksoi se ky zhvillim është një ‘realitet i ri’.

Abazoviqi tha se vota kundër Kosovës në KiE do të ishte “e pamundur nën mandatin e tij”.

“Ne ishim shumë të qartë në politikën tonë të jashtme. Ajo ishte 100% e harmonizuar me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian”, tha tutje ai.

Në lidhje me zgjerimin e BE-së, Abazoviq tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor është kyç.

“Nuk është diçka që është një favor për ne; por investim në sigurinë dhe të ardhmen e Evropës dhe të kujtdo që dëshiron ta shohë Evropën si një superfuqi – një Evropë e bashkuar me të gjitha vendet tona”, shtoi Abazoviqi.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Malit Dritan Abazoviq Bashkimi Evropian Kosov Serbis Euroactiv Kosova Serbia Megjithat Komisionin Asamblen Paralamentare Evrop Abazoviqi Bashkimit Ballkanit

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Malit Dritan Abazoviq Bashkimi Evropian Kosov Serbis Euroactiv Kosova Serbia Megjithat Komisionin Asamblen Paralamentare Evrop Abazoviqi Bashkimit Ballkanit

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online