Abdixhiku i jep lamtumirën ambasadorit italian Antonello De Riu: Disa diplomatë lënë shenja të mëdha

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në ngjarjen lamtumirëse për ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu, i cili po përmbyll mandatin e tij diplomatik në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku bëri të ditur se në këtë ceremoni ishte i shoqëruar nga kryetarët e

Abdixhiku i jep lamtumirën ambasadorit italian Antonello De Riu: Disa diplomatë lënë shenja të mëdha

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në ngjarjen lamtumirëse për ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu, i cili po përmbyll mandatin e tij diplomatik në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku bëri të ditur se në këtë ceremoni ishte i shoqëruar nga kryetarët e komunave të Prishtinës dhe Pejës, Përparim Rama dhe Gazmend Muhaxheri.

“Isha mysafir i ngjarjes lamtumirëse për një mik të madh të vendit tonë, ambasadorit italian Antonello De Riu. Aty takuam edhe familjen e tij, bashkëshorten dhe djalin; ky i fundit që tash e 6 muaj punonte në Kosovë,” shkroi Abdixhiku.

Ai vlerësoi lartë kontributin e ambasadorit De Riu gjatë shërbimit të tij në Kosovë.

“Diplomatët vijnë e shkojnë, por disa lënë shenja të mëdha për vendin tonë. Ambasadori De Riu ishte i tillë,” përfundoi Abdixhiku, duke i uruar sukses në angazhimet e ardhshme.