Abdixhiku në Malishevë: Ringritja e djathtë ka marrë hov, si festë shpërthen më 9 shkurt
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se këtë të diel kanë nisur takimet në fshatin Turjakë të Malishevës. Abdixhiku tha se mes interesimit të madh e mbështetjes plot entuziazëm, gjë për të cilën tha se ndenjë e munguar në shumë vite, shtroi ftesën për 11 janar dhe tubimin e hapjes

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se këtë të diel kanë nisur takimet në fshatin Turjakë të Malishevës.
Abdixhiku tha se mes interesimit të madh e mbështetjes plot entuziazëm, gjë për të cilën tha se ndenjë e munguar në shumë vite, shtroi ftesën për 11 janar dhe tubimin e hapjes së fushatës.
“Momentum i mirë, pritje e jashtëzakonshme edhe në vende kur Lidhja kishte vështirësi. Pa dyshim, ringritja e djathtë kombëtare ka marrë formë, ka marr hov. Kulmon me 11 janar e shpërthen si festë më 9 shkurt”, shkroi Abdixihku
Ai i falënderoi malishevasit për interesimin, pritjen e mbështetjen, ku paralajmëroi se sonte do të vazhdojnë në takime tjera nëpër Kosovë.