Vdekja e Papa Françeskut ndikon edhe në futbollin italian
Mbetet ende e paqartë se çfarë do të ndodhë me javën e 34-të të Serie A, e cila është në program për t’u zhvilluar nga dita e premte deri të diel The post Vdekja e Papa Françeskut ndikon edhe në futbollin italian appeared first on Albinfo.

Vdekja e Papa Françeskut tronditi të gjithë botën. Kësaj dhimbje të madhe iu bashku edhe bota e futbollit, mbi të gjitha në Itali, ku të gjithë ndeshjet që ishin në program për të hënën u shtynë fillimisht në një datë të papërcaktuar.
Vetë Lega Serie A, doli me një tjetër njoftim zyrtar duke sqaruar se katër takimet, Torino-Udinese, Cagliari-Fiorentina, Genoa-Lazio dhe Parma-Juventus do të luhet të mërkurën më 23 prill në orën 18:30, transmeton albinfo.ch.
Gjithashtu po të mërkurën do të luhet edhe derbi i “Madonnina”, Inter-Milan në orën 21:00, ashtu siç ishte fillimisht në program. Mbetet ende e paqartë se çfarë do të ndodhë me javën e 34-të të Serie A, e cila është në program për t’u zhvilluar nga dita e premte deri të dielën.
Serie A mbetet pezull, kjo pasi nuk është përcaktuar ende se kur do të zhvillohen homazhet dhe përcjellja e Papa Françeskut për në banesën e fundit. Në Itali do të zbarkojnë krerët e shteteve nga e gjithë bota, ku mes tyre që ka konfirmuar prezencën është edhe Donald Trump.
Ekipi më i prekur nga kjo situatë pritet të jetë Inter, me zikaltërit që nuk preferojnë një ngjeshje akoma më të madhe të kalendarit pasi janë në garë në çdo front, Serie A, Champions dhe Kupa e Italisë.
The post Vdekja e Papa Françeskut ndikon edhe në futbollin italian appeared first on Albinfo.