Abdixhiku nga Obiliqi: 9 shkurti është pika e kthesës që përcakton fatin e Kosovës
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim madhështor në Obiliq. “OBILIQ! Tubim që të lë pa fjalë. Palestra Sportive ‘Adem Jashari’ ishte e mbushur plot! Xhafë, je kampion!Gra e burra të bashkuar për të ardhmen! Entuziazëm, besim, dhe shpresë që na ngarkon me përgjegjësi të madhe!” –

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim madhështor në Obiliq.
“OBILIQ! Tubim që të lë pa fjalë. Palestra Sportive ‘Adem Jashari’ ishte e mbushur plot! Xhafë, je kampion!Gra e burra të bashkuar për të ardhmen! Entuziazëm, besim, dhe shpresë që na ngarkon me përgjegjësi të madhe!” – shkroi lideri i LDK-së pas tubimit.
Abdixhiku theksoi rëndësinë e programit “Rruga e Re”, duke u zotuar për një Kosovë të zhvilluar, mbështetje për bizneset dhe mundësi të shumta për të rinjtë.
“Në Obiliq, mes njerëzve të ndershëm e punëtorë, u zotuam për të ardhmen që do ta ndërtojmë bashkë! Për Kosovën ku zhvillimi nuk është premtim, por realitet; ku ekonomia rritet dhe hap vende pune; ku bizneset kanë përkrahje, dhe ku rinia ka mundësi për të shkëlqyer! Programi ynë ‘Rruga e Re’, bashkë me ekipin tonë me profesionistë të përkushtuar, janë ëndrra jonë për Kosovën – një Kosovë ku askush nuk mbetet prapa, dhe që është shembull i zhvillimit në rajon dhe Europë.” – tha ai.
Ai deklaroi se 9 shkurti “është pika e kthesës që përcakton fatin e Kosovës.”