Abdxhiku sulmon qeverinë për 100 euro: "Populli i Kosovës nuk blihet"

Lumir Abdixhiku kritikon qeverinë për shpërndarjen e 100 eurosh
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë në detyrë për ndarjen e një pagese prej 100 eurosh për kategori të caktuara të qytetarëve.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Abdixhiku e ka cilësuar këtë veprim si një përpjekje të qartë për ndikim elektoral, duke e quajtur atë si një formë të “blerjes së votave” dhe “propagandës zgjedhore”.
“Blerje votash, propagandë, fyerje, ofendime, kriza të njëpasnjëshme. Çdo mjet i mundshëm për të qëndruar me çdo çmim në pushtet. Asnjë ide. Asnjë projekt. Asnjë punë. Kjo nuk është pako e inflacionit. Kjo është pako e tentimit për blerje votash. Një përpjekje e vonshme për të mbuluar dështimin qeverisës me paratë e vetë qytetarëve. Një ofendim zgjedhor për dinjitetin dhe nevojat reale të njerëzve të vendit, të atyre që i lë si të parafundit në Evropë. Të parafundit! Populli i Kosovës nuk blihet. E ardhmja e tyre nuk është në shitje”, shkroi ai në postimin e tij.
Abdxhiku theksoi se qytetarët nuk mund të trajtohen si objekt ndikimi politik dhe se dinjiteti i tyre nuk duhet të vihet në pikëpyetje për qëllime elektorale.
“Kosovës i duhet një kapitull i ri. Një kapitull ku politikanët nuk kujtohen për qytetarët vetëm në prag zgjedhjesh. Ku mirëqenia nuk shpërndahet si favor elektoral, por ndërtohet si politikë e përhershme shtetërore. Ku pagat e dinjitetshme, mbështetja për familjet, zhvillimi ekonomik, investimet e mëdha dhe kujdesi për qytetarin nuk janë mjete për votë, por detyrim i Republikës. I një Republike që zhvillohet e s’pranoj të jetë në fund të Evropës!”, theksoi ai.
Me pak fjalë
Lumir Abdixhiku ka denoncuar shpërndarjen e 100 eurosh nga qeveria si një taktikë të qartë për blerje votash, duke theksuar se populli i Kosovës nuk mund të blihet dhe se vendi duhet të ndërtojë një sistem të qëndrueshëm të mirëqenies, jo të varur nga taktikat e zgjedhjeve.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



