Afrikë/ Arrestohen 37 persona të dyshuar si terroristë
Interpoli njoftoi se 37 persona të dyshuar si terroristë u arrestuan në një operacion ndërkombëtar në Afrikën Lindore. Arrestimet janë bërë në tetë vende, thuhet në njoftim. Në Kenia janë arrestuar 17 persona, dy prej të cilëve dyshohet se janë anëtarë të organizatës Shteti Islamik. Gjashtë persona u arrestuan në Kongo, ku u sekuestruan raketa [...]Read More...

Interpoli njoftoi se 37 persona të dyshuar si terroristë u arrestuan në një operacion ndërkombëtar në Afrikën Lindore.
Arrestimet janë bërë në tetë vende, thuhet në njoftim.
Në Kenia janë arrestuar 17 persona, dy prej të cilëve dyshohet se janë anëtarë të organizatës Shteti Islamik.
Gjashtë persona u arrestuan në Kongo, ku u sekuestruan raketa dhe armë antitank.
Interpoli njoftoi se tre persona u arrestuan në Somali dhe dy në Tanzani./abcnews.al