Afrim Gashi shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, do të mbahen më 18 tetor

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, të cilat do të mbahen më 18 tetor 2026.
Gashi u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që procesin zgjedhor ta zhvillojnë në përputhje me ligjin, ndërsa kandidatëve dhe subjekteve politike u kërkoi të garojnë me programe dhe ide.
“Qytetarët e Bërvenicës i ftoj që të marrin pjesë në zgjedhje dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike me përgjegjësi, duke kontribuar në një proces të qetë, të rregullt dhe kredibil që do ta përcaktojë drejtimin e ardhshëm të komunës së tyre”, ka deklaruar Gashi.
Ai shtoi se pret që këto zgjedhje të dëshmojnë pjekurinë demokratike të institucioneve dhe të qytetarëve.
The post Afrim Gashi shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, do të mbahen më 18 tetor appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



