Agjencia e Menaxhimit Emergjent: Zjarri në malet e Deçanit, nën kontroll

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se sot, sipas raporteve të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112, në nivel vendi është vërejtur një shtim i zjarreve. AME, në një postim në Facebook, njofton se një nga zjarret më të mëdha aktualisht është regjistruar në Komunën e Deçanit, në vendin e quajtur “Çeli”, ku

Agjencia e Menaxhimit Emergjent: Zjarri në malet e Deçanit, nën kontroll

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se sot, sipas raporteve të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112, në nivel vendi është vërejtur një shtim i zjarreve.

AME, në një postim në Facebook, njofton se një nga zjarret më të mëdha aktualisht është regjistruar në Komunën e Deçanit, në vendin e quajtur “Çeli”, ku kanë përfshirë një sipërfaqe me gështenja dhe shkurre.

“Pas pranimit të njoftimit, janë mobilizuar forcat e NJPZSH-Deçan dhe NJPZSH-Junik, pjesëtarë nga Agjencia Pyjore si dhe vullnetarë. Ekipet po punojnë intensivisht për shuarjen dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, aktualisht, zjarri është nën kontroll”, thuhet në njoftim.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, MPB, apelon për kujdes të shtuar nga të gjithë qytetarët, veçanërisht gjatë stinës së thatë, duke shmangur ndezjen e zjarreve në natyrë dhe duke raportuar menjëherë çdo rast të dyshimtë në numrin emergjent 112. Ky numër është falas nga të gjithë operatorët e komunikimit elektronik në Kosovë.