Trump: Ukraina mund të mos mbijetojë edhe me ndihmën e SHBA-së
Presidenti Donald Trump ka theksuar se Ukraina mund të mos jetë në gjendje të mbijetojë në luftën kundër Rusisë edhe me mbështetjen e SHBA-së. Komentet e tij erdhën në një intervistë me Fox News duke mbrojtur vendimin e tij për të tërhequr mbështetjen për Ukrainën. “Epo, mund të mos mbijetojë gjithsesi”, ka thënë presidenti amerikan. [...]Read More...

Presidenti Donald Trump ka theksuar se Ukraina mund të mos jetë në gjendje të mbijetojë në luftën kundër Rusisë edhe me mbështetjen e SHBA-së.
Komentet e tij erdhën në një intervistë me Fox News duke mbrojtur vendimin e tij për të tërhequr mbështetjen për Ukrainën.
“Epo, mund të mos mbijetojë gjithsesi”, ka thënë presidenti amerikan.
Trump kishte thënë më herët se Zelensky merrte para nga SHBA nën administratën e Joe Bidenit si “karamele nga një fëmijë” dhe përsëriti besimin e tij se homologu i tij ukrainas nuk ishte “mirënjohës”.
Komentet e Trump vijnë pasi zyrtarët amerikanë do të takohen me homologët e tyre ukrainas këtë javë në Arabinë Saudite.
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio do të marrë pjesë në bisedimet nga pala amerikane, siç bëri me zyrtarët rusë në Riad muajin e kaluar./abcnews.al