Aksident në Dobrushë të Istogut, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobrushë të Istogut. Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura. “Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Janë të lënduar lehtë dhe nuk janë

Aksident në Dobrushë të Istogut, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobrushë të Istogut.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Janë të lënduar lehtë dhe nuk janë në rrezik. Shikimi i vendit të ngjarjes është bërë nga hetuesit e trafikut”, deklaroi Gashi.