Rasti “Banjska”, hetuesi detyrohet të largohet nga seanca
Tre nga 45 të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë janë sjellë në Gjykatën Themelore në Prishtinë The post Rasti “Banjska”, hetuesi detyrohet të largohet nga seanca appeared first on Albinfo.

Të akuzuarit: Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, sot dolën përpara trupit gjykues në Gjykatën e Prishtinës, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se pjesëmarrës në seancë janë edhe familjarët e rreshterit të vrarë nga ky sulm, Afrim Bunjaku, bashkë me avokatin përfaqësues, Arianit Koci.
Gjyqtari i rastit, Arben Hoti, nuk lejoi avokaten e njërit prej të dyshuarve që të ulet pranë tij, në vend të zyrtarit policor, për shkak të rregullave të Shërbimit Korrektues.
Hoti nisi seancën e shqyrtimit gjyqësor duke i ftuar për paraqitje të pandehurit, për të vijuar më pas me konfirmimin se nuk ka ndryshime në të dhënat e tyre.
Mbrojtja e të akuzuarve e pa të arsyeshme si të panevojshme leximin e aktakuzës, meqenëse u lexua në seancat paraprake.
Pranë prokurorit të rastit janë të ulur bashkëpunëtorët e tij, përfshirë edhe hetuesin nga Departamenti Anti-terrorizëm, me këtë të fundit që avokatët e të pandehurve e konsideruan si të panevojshëm për t’u ulur pranë prokurorit.
Kërkesa e avokatëve të të pandehurve u aprovua nga trupi gjykues, që kërkoi nga hetuesi të lirojë sallën.
Ky i fundit respektoi kërkesën e trupit gjykues dhe u largua nga seanca.
The post Rasti “Banjska”, hetuesi detyrohet të largohet nga seanca appeared first on Albinfo.