Kosovë: Paralajmërohen protesta të tjera kundër shtrenjtimit të rrymës

Iniciativa qytetare në Kosovë “Asnjë cent më shumë” ka paralajmëruar se protestat kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike do të vazhdojnë pa ndërprerje. Përfaqësuesi i kësaj iniciative, Luan Hasanaj, në një deklaratë për mediat në Kosovë theksoi se qytetarët do të vazhdojnë me kundërshtimin e […] The post Kosovë: Paralajmërohen protesta të tjera kundër shtrenjtimit të rrymës appeared first on Albinfo.

Kosovë: Paralajmërohen protesta të tjera kundër shtrenjtimit të rrymës

Iniciativa qytetare në Kosovë “Asnjë cent më shumë” ka paralajmëruar se protestat kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike do të vazhdojnë pa ndërprerje.

Përfaqësuesi i kësaj iniciative, Luan Hasanaj, në një deklaratë për mediat në Kosovë theksoi se qytetarët do të vazhdojnë me kundërshtimin e tyre deri në plotësimin e kërkesave kryesore, që përfshijnë shkarkimin e bordit aktual të ZRrE-së, pezullimin e vendimit për shtrenjtim të rrymës dhe hapjen e një dialogu gjithëpërfshirës me grupet e interesit.

“Protestat do të jenë të vazhdueshme. Ne nuk do të ndalemi dhe kundërshtimi ynë do të rritet. Kërkojmë shkarkimin e këtij bordi skandaloz dhe emërimin e një bordi që punon për interesat e qytetarëve. Gjithashtu kërkojmë pezullimin e vendimit për rritjen e çmimit të rrymës dhe nisjen e një dialogu me të gjitha grupet e interesit”, deklaroi Hasanaj, përcjell albinfo.ch

Protesta e radhës është paralajmëruar për ditën e shtunë, më 19 prill, nga ora 12:00, në Sheshin “Skënderbe” në Prishtinë.

Kjo do të jetë protesta e tretë kundër vendimit të ZRrE-së, pas atyre të mbajtura më 5 dhe 11 prill.

The post Kosovë: Paralajmërohen protesta të tjera kundër shtrenjtimit të rrymës appeared first on Albinfo.