Aksident në Nabërgjan të Klinës, lëndohet një person

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Nabërgjan të Klinës. Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. Gashi tha se në aksidenti ishin të përfshira një veturë dhe një traktor. “Personi i lënduar është dërguar në Emergjencë. Në vendin

Aksident në Nabërgjan të Klinës, lëndohet një person

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Nabërgjan të Klinës.

Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Gashi tha se në aksidenti ishin të përfshira një veturë dhe një traktor.

“Personi i lënduar është dërguar në Emergjencë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur hetuesit e trafikut të cilët po zhvillojnë hetime lidhur me rastin. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40”, deklaroi Gashi.