Aksident i rëndë në Kijevë, përplasen tri vetura – raportohet për të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur para pak minutash në Kijev të Malishevës.
Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa sipas informacioneve të para, ka edhe persona që kanë pësuar lëndime të rënda.
Ekipet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Policia ende nuk ka dhënë detaje zyrtare lidhur me aksidentin apo numrin e të lënduarve.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



