Aksident tragjik në Gjermani: 20 pasagjerë në gjendje kritike pas përmbysjes së autobusit
Ngjarje e rëndë në Gjermani: Autobus me pasagjerë aksidentohet rëndë The post Aksident tragjik në Gjermani: 20 pasagjerë në gjendje kritike pas përmbysjes së autobusit appeared first on Albinfo.

Raportohet se një autobus i kompanisë Flixbus doli nga rruga në autostradën 19 në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, në Gjermaninë veriore, dhe u përmbys, transmeton albinfo.ch.
Referuar një zëdhënësi të policisë në orët e para të mëngjesit, 20 pasagjerë u plagosën rëndë nga 53 sa ishin në total.
Pasagjerët e plagosur rëndë mbetën i bllokuar për dy orë para se të lirohej drejt emergjencës.
Zëdhënësi fillimisht nuk ishte në gjendje të jepte informacion për shkallën e lëndimeve të pasagjerëve të tjerë.
Autobusi kishte 53 pasagjerë dhe dy shoferë në bord dhe ishte në rrugë për në Vjenë nga Kopenhaga, raportojnë mediat gjermane,
Aksidenti ndodhi rreth orës 2:40 të mëngjesit, në nyjën e Röbel, në drejtim të Berlinit. Autobusi fillimisht doli nga rruga në anën e djathtë dhe më pas u përmbys. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet.
Autostrada është aktualisht plotësisht e mbyllur në drejtim të Berlinit.
Shërbimet e emergjencës, zjarrfikësit dhe helikopteri i shpëtimit janë aktivizuar.
Në vendin e ngjarjes janë angazhuar edhe oficerë nga njësitë e autostradave në Dummerstorf dhe Linstow, si dhe nga Plau am See./Albinfo.ch
The post Aksident tragjik në Gjermani: 20 pasagjerë në gjendje kritike pas përmbysjes së autobusit appeared first on Albinfo.