Aktakuzë ndaj Xhevat Krasniqit, profesorit të UP-së nën dyshimin për ngacmim seks’ual

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj profesorit të pezulluar universitar Xhevat Krasniqi, që dyshohet se ngacmoi seksualisht 27 studente. Këtë e bënë të ditur nga Prokuroria Themelore. Klan Kosova më 4 prill ka raportuar për mos mbledhjen e dëshmive të mjaftueshme për ta çuar në gjykatë rastin e Krasniqit. Nga Rektorati i Universitetit

Aktakuzë ndaj Xhevat Krasniqit, profesorit të UP-së nën dyshimin për ngacmim seks’ual

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj profesorit të pezulluar universitar Xhevat Krasniqi, që dyshohet se ngacmoi seksualisht 27 studente.

Këtë e bënë të ditur nga Prokuroria Themelore.

Klan Kosova më 4 prill ka raportuar për mos mbledhjen e dëshmive të mjaftueshme për ta çuar në gjykatë rastin e Krasniqit.

Nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës konfirmuan se pas denoncimeve, nuk janë pranuar ankesa të tjera që lidhen me të.

Studentë të shumë për ditë të tëra patën protestuar dhe bllokuar edhe daljen e anëtarëve të Këshillit të Etikes të Universitetit të Prishtinës më 22 prill.

Xhevat Krasniqi ishte pezulluar nga rektorati i Universiteti të Prishtinës më 23 prill, 2024.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” për suspendimin e Krasniqit kishte thënë se vendimi u mor pasi Këshilli i Etikës e rekomandoi atë pas përfundimit të seancave dëgjimore dhe shqyrtimit të rastit.

“Këshilli i Etikës i rekomandon Rektoratit që çështjen e referuar kundër Prof. Xh.K. ta procesojë edhe formalisht në organet e hetuesisë dhe të bashkëpunojë me to. Këshilli i Etikës i rekomandon Rektoratit pezullimin nga puna të Prof. Xh.K, sipas kornizës norative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit”.