Aktgjykimi i Hagës, Duncan: Pakënaqësia popullore po rritet, pasojat po bëhen gjithnjë e më serioze

Ish-këshilltari i Wesley Clark gjatë kohës së luftës në Kosovë, britaniku John Duncan, ka thënë se pakënaqësia popullore në Kosovë pas vendimit të Hagës ka çuar në një valë protestash të cilat po zgjasin tash e një javë.
Ai ka përmendur edhe rikthimin e thirrjeve për bashkim me Shqipërinë.
Duncan, i cili ka dëshmuar në Hagë në kuadër të mbrojtjes, ka thënë se pasojat e aktgjykimit dënues po bëhen gjithnjë e më serioze.
“Pakënaqësia popullore lidhur me vendimet ka çuar në gjashtë ditë protestash në Prishtinë dhe në thirrje të përtërira për bashkimin e shqiptarëve. Pasojat e këtij rasti po bëhen gjithnjë e më serioze”, ka shkruar Duncan në X.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



