Aktivistja republikane Kokalari akuza të rënda Grenellit

Aktivistja republikane Kokalari akuza të rënda Grenellit
Aktivistja republikane Evi Kokalari ka reaguar në rrjetin X ndaj statusit të ish-emisarit amerikan, Richard Grenell, i cili së fundi ka mbështetur gjashtë deputetët e LDK-së që po bllokojnë zgjedhjen e presidentit të Kosovës, e që si kandidaturë e LDK dhe VV është nominuar Bekim Sejdiu. që merret me Kushtetutën e Kosovës. Kokalari duke iu referuar fakteve, shkruan se Grenell nuk ka asnjë post zyrtar që të merret me Ballkanin, se e ka dëmtuar shumë Kosovën dhe se prania e tij atje është për t’i mjelë si lopa, që nënkupton se Grenell merr pare të madhe. Ja debati i nxitur në platformën X:

 

Richard Grenell:

“Kush në #Kosovë po mbron Kushtetutën e tyre? Kushtetuta është e qartë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Është dita e 50-të.”

Ja si reagon Kokalari:

Zhduku o pleh! Kushtetuta e Kosovës nuk është puna jote. Askush nuk e ka dëmtuar Kosovën më shumë sesa ti. Ti gjithashtu nuk ke asnjë detyrë zyrtare në Ballkan. Ndalo këtë diplomaci në hije dhe shfrytëzim atje.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.