Aksioni policor në Prishtinë, Prokuroria Speciale konfirmon bashkëpunimin me ndërkombëtarët

Forca të shtuara policore kanë ndërmarrë një operacion në një objekt afarist në Prishtinë, ku funksionojnë disa qendra të thirrjeve telefonike (Call Center).
Operacioni është duke u zhvilluar në koordinim me autoritetet ndërkombëtare, ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.
Ajo ka bërë të ditur se aksioni është në zhvillim, por pa dhënë detaje shtesë lidhur me natyrën e hetimeve.
“Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, ka thënë Luta.
Ndërkohë, në objektin ku po kryhen veprimet hetimore janë vërejtur një numër i madh i zyrtarëve policorë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



