Aktori i famshëm: Jam shqiptar, erdha në Greqi kur isha 5 vjeç

Aktori i famshëm në Greqi e thotë me të madhe: Jam shqiptar, erdha kur isha 5 vjeç! The post Aktori i famshëm: Jam shqiptar, erdha në Greqi kur isha 5 vjeç appeared first on Albinfo.

Aktori i famshëm: Jam shqiptar, erdha në Greqi kur isha 5 vjeç

Aktori i njohur shqiptar në Greqi, Nikos Gelias, ka folur për “Mega” në lidhje me rolin e tij të ri, si dhe për jetën private, përcjell albinfo.ch.

Aktori, që tani është pjesë e serialit të ri “Mavo Rodo”, “hapi” zemrën dhe foli për rolin e tij dhe për racizmin që ka përjetuar, pasi është me origjinë nga Shqipëria.

Ai ka treguar se në moshën 5-vjeçare, së bashku me familjen, kishin emigruar në Greqi, por që ka përjetuar racizëm dhe se, për shkak të origjinës, mësuesit nuk i jepnin as fjalën në klasë.

“Origjina ime është nga Shqipëria. Kam ardhur në Greqi në moshën 5-vjeçare si emigrant ekonomik. Kemi ndërruar shpesh lagje kur kemi ardhur në Greqi, sepse, duke qenë shqiptarë, na kanë nxjerrë nga shtëpitë tona.

Kishte racizëm, nga më të thjeshtat: fëmijët e tjerë nuk luanin me ne se ishim nga Shqipëria, ose mësuesit nuk na jepnin fjalën në klasë”, ka thënë ai.

The post Aktori i famshëm: Jam shqiptar, erdha në Greqi kur isha 5 vjeç appeared first on Albinfo.