Krasniqi për situatën në Kuvend: Nuk është hera e parë, e njëjta procedurë ka ndodhur edhe në vitin 2014!
Mevludin Krasniqi, ka shkruar se ndërprerja e seancës së djeshme nuk ka ndodhur për herë të parë, por sipas tij, e njëjta procedurë ka ndodhur edhe me 2014. Krasniqi, ka rënditur hapat se si ishte zhvilluar seanca konstituive e vitit 2014. Postimi i tij: Nuk është hera e parë, e njëjta procedurë ka ndodhur edhe
Mevludin Krasniqi, ka shkruar se ndërprerja e seancës së djeshme nuk ka ndodhur për herë të parë, por sipas tij, e njëjta procedurë ka ndodhur edhe me 2014.
Krasniqi, ka rënditur hapat se si ishte zhvilluar seanca konstituive e vitit 2014.
Postimi i tij:
Nuk është hera e parë, e njëjta procedurë ka ndodhur edhe në vitin 2014!
Po përhapet ideja se situata e djeshme në Kuvendin e Kosovës përbën precedent të paprecedentë. E vërteta është ndryshe.
Një situatë identike ka ndodhur edhe në vitin 2014, gjatë seancës për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e organeve të tij.
Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin nr. KO119/14, ka shqyrtuar në detaje procedurën e atëhershme të konstituimit të Kuvendit dhe nuk ka konstatuar asnjë shkelje për veprimet e ndërmarra atëherë.
Sipas këtij aktgjykimi (shih pikat 34, 35 dhe 36):
• Në rundin e parë të votimit, 44 deputetë votuan “për”, ndërsa pjesa tjetër nuk votuan as kundër, e as nuk abstenuan.
• Pas një pauze, Kryesuesja rifilloi seancën dhe u zhvillua një votim i dytë, ku 117 deputetë votuan “për” raportin e Komisionit ad hoc.
• Pas kësaj, deputetët dhanë betimin dhe vazhdoi procedura.
Pra, precedenti ekziston. Kryesuesi i seancës nuk ka nevoje t’i drejtohet as presidentes e as ndonjë institucioni tjetër për këtë çështje, dhe seanca duhet të vazhdoj aty ku ka mbetur.
Për më shumë, shihni procesverbalet dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nr. KO119/14, pikat 34, 35 dhe 36, te vitit 2014