Këshilltari i Osmanit: Letra e dërguar nga Dehari sapo ka ardhur në Presidencë, jemi duke e analizuar

Kryesuesi i seancës konstituve Avni Dehari, sot i është drejtuar presidentes Vjosa Osmani, me anë të një letre për të marrë një mendim se si duhet të ecet në vazhdim të kësaj seance konstituive. Se kanë pranuar letër nga Dehari dhe janë në shqyrtim të saj, e ka konfirmuar edhe Presidenca e Kosovës. ”Letra sapo

Këshilltari i Osmanit: Letra e dërguar nga Dehari sapo ka ardhur në Presidencë, jemi duke e analizuar

Kryesuesi i seancës konstituve Avni Dehari, sot i është drejtuar presidentes Vjosa Osmani, me anë të një letre për të marrë një mendim se si duhet të ecet në vazhdim të kësaj seance konstituive.

Se kanë pranuar letër nga Dehari dhe janë në shqyrtim të saj, e ka konfirmuar edhe Presidenca e Kosovës.

”Letra sapo ka ardhë në Presidencë dhe ekipi ligjor i Presidencës është duke e analizuar, për t’i propozuar Presidentes hapat e mëtejmë. Bekim Kupina, këshilltar për Media” ka thënë Bekim Kupina, këshilltar i Presidentes Vjosa Osmani raporton FrontOnline.

Ndryshe, dje Dehari kishte deklaruar se sot do t’i drejtohej Osmanit për t’i kërkuar asaj një interpretim rreth situatës së krijuar.

Të marten, seanca u ndërpre pasi që nuk u miratua raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve.

Derisa ende nuk dihet nëse kjo seancë do të vazhdojë nesër ashtu siç edhe parashihet.

Sipas rregullit, kjo seancë duhet të vazhdojë jo më larg se 48 orë nga momenti i ndërprerjes.