Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Basha: Unë e kam denoncuar i pari, nuk kam rrahur gjoksin para kamerave

Welcome to Kosova Today

Në vitin 2018, Lulzim Basha në atë kohë kryetar i PD së Bashkuar denoncoi përfshirjen e Olsi Ramës, vëllai i kryeministrit Edi Rama, në laboratorin e kokainës në Xibrakë. Por, Basha përveç deklaratave nuk publikoi asnjë dokument të TIMS, siç ka bërë demorkati Gazment Bardhi javët e fundit. Basha tha se ka mbrojtur burimet e […]

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Basha: Unë e kam denoncuar i pari, nuk kam rrahur gjoksin para kamerave

Në vitin 2018, Lulzim Basha në atë kohë kryetar i PD së Bashkuar denoncoi përfshirjen e Olsi Ramës, vëllai i kryeministrit Edi Rama, në laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Por, Basha përveç deklaratave nuk publikoi asnjë dokument të TIMS, siç ka bërë demorkati Gazment Bardhi javët e fundit. Basha tha se ka mbrojtur burimet e tij për këtë çështje, duke mos dhënë përgjigje të qartë nëse i kishte apo jo dokumenetet.

Duke iu referuar Bardhit, Basha tha se në atë kohë ai nuk ka dashur që të “krekoset” para kamerave për ngjarje të tillë. Por, edhe në këtë pikë nuk ishte i qartë nëse informacionet që dispononte i vuri në dispozicion të organeve të drejtësisë apo thjesht heshti.

“Unë e kam denoncuar këtë skandal i pari, që duhet hetuar, atë për përfshirjen e mundshme të Olsi Ramës në trafik droge në Xibrakë. Nuk e përdor çdo aspekt të qëndrimeve politike publike për interesa vetjake. Thirrja ime mbetet e njëjtë si më 2018, që të hetohet ngjarja. Se çfarë kanë bërë me këto prova e me këto indicie, i takon drejtësisë. Nuk kam pse krekosem para mediave, unë kam denoncuar publikisht. Nuk kam rrahur gjoksin para kamerave, denoncimi është bërë. Nuk bëra denoncim për të hequr vëmendjen nga ndonjë çështje. Të tilla kanë qenë përpjekjet tona edhe për dosje të tjera”, tha Basha.

I pyetur se përse e ka mbështetur marrëveshjen e 2008, Basha deklaroi se ka menduar në atë kohë se kjo marrëveshje do të linte kriminelët jashtë listës, por se ka gabuar në këtë perceptim.

“Qëndrimet e mia për marrëveshjen e vitit 2008 kanë nisur prej kohësh. Unë kërkoj ndjesë para shqiptarëve, pasi kam qenë pjesë e atij grupi që kam votuar pro marrëveshjes, sepse donim të ndalonim personat me rekorde kriminale që të depërtojnë në politikë, por kjo nuk doli të jetë e vërtetë. Vettingu i politikanëve është i domosdoshëm. Kurse marrëveshja e 2017 u pranua nga të gjitha palët”, u shpreh Basha.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Lulzim Basha Bashkuar Xibrak Gazment Bardhi Bardhit Thirrja Vettingu Kurse

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Lulzim Basha Bashkuar Xibrak Gazment Bardhi Bardhit Thirrja Vettingu Kurse

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online