Bardhi: Nga amnistia përfitojnë edhe protestuesit e opozitës, do ta votojmë si akt mëshire

Welcome to Kosova Today

Nga foltorja e Kuvendit Gazment Bardhi ka deklaruar se Rithemelimi do të votojë amnistinë penale si një akt mëshire për të gjithë ata që përfitojnë. Ai nënvioi se përfitues janë edhe protestuesit e arrestuar të opozitës, por jo zyrtarët që janë nën hetim nga SPAK apo që janë të dënuar nga GJKKO. Fjala e Bardhit […]

Bardhi: Nga amnistia përfitojnë edhe protestuesit e opozitës, do ta votojmë si akt mëshire

Nga foltorja e Kuvendit Gazment Bardhi ka deklaruar se Rithemelimi do të votojë amnistinë penale si një akt mëshire për të gjithë ata që përfitojnë.

Ai nënvioi se përfitues janë edhe protestuesit e arrestuar të opozitës, por jo zyrtarët që janë nën hetim nga SPAK apo që janë të dënuar nga GJKKO.

Fjala e Bardhit

Kemi deklaruar se jemi parimisht dakord për amnistinë. Do duhet të shqyrtonim propozimin e ardhur nga qeveria për të shkuar drejt një konsensusi. Për çdo qytetar dua të bëj të qartë procedurën që ka ndjekur grupi jonë parlamentar nëse duhet apo jo të mbështeste amnistinë e propozuar. Kemi analizuar të gjitha ligjet për dhënie amnistie në të shkuarën që kanë marrë votat e PS dhe PD, pra një konsensus të gjerë të kuvendit. Rezulton që amnistia që propozohet për votim sot është në fakt amnistia që përfshin një kategori më të ngushtë të përfituesve të saj.

Kam dëgjuar gjatë këtyre ditëve që me propozimin tonë falen të korruptuarit dhe se ne kemi krijuar një aleancë kundër SPAK. Në fakt shqiptarët e dinë se kush është pro SPAK e kush kundër.  Nuk e kam fjalën me fjalë por me fakte. Duke e furnizuar me kallëzime me denoncime. Ata që s’kanë bërë një kallëzim në SPAK befas na dalin si mbrojtës së SPAK, janë qesharak sepse askush s’ka në dorë për ta mbështetur apo detyruar SPAK. Detyra jon është që ta mbështesim sa herë kërkohen burime financiare. Ne i kemi shpallur dhënien fund të pandëshkueshmërisë si një prioritet kombëtar. Këtë duhet ta shfaqnim duke votuar amnistinë. Policë të ndëshkuar ka dhe ka pasur, por jo zyrtarë të lartë. Kushdo zyrtar i lartë i përfshirë në korrupsion nuk mund të përfitojë asnjë lehtësi me votë të deputetëve të Shqipërisë.

Ndryshe nga herët e kaluar nuk përfitojnë kriminelë. Dëgjova se nuk falen protestuesit, në fakt kur i përdor si mish për top protestuesit nuk e di përse janë dënuar e për çfarë vuajnë gjithë këto vite. Numri dërrmues i protestuesve të opozitës ka qenë në maj qershor 2019 në një aksion për të ndërprerë zgjedhjet lokale. Për të penguar aktivitetet e penale të kryeministrit. Ata janë për pengim të subjekteve zgjedhore dhe për ndalim të qarkullimit rrugor.

E bëra këtë sqarim për t’i garantuar secilit prej protestuesve të PD por edhe të shoqërisë civile që kanë vuajtur pasojat e keqqeverisjes së Ramës se sipas kësaj amnistie dhe amendamentit të propozuar nga opozita çdo çështje e hapur apo çdo dënim i dhënë amnistohet sipas neneve të këtij projektligji. Prandaj kemi vendosur ta votojmë këtë amnisti si një akt mëshire ndaj çdo shtrese që përfiton. Nuk përfitojnë ata që kanë bërë krime të rënda.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kuvendit Gazment Bardhi Rithemelimi GJKKO Fjala Bardhit Rezulton Detyra Polic Kushdo Shqip Ndryshe Numri Prandaj

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kuvendit Gazment Bardhi Rithemelimi GJKKO Fjala Bardhit Rezulton Detyra Polic Kushdo Shqip Ndryshe Numri Prandaj

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online