Akuzat ndaj Olsi Ramës, Kuvendi nuk përfshin në agjendë interpelancën e kërkuar nga Bardhi me kryeministrin

Welcome to Kosova Today

Kërkesa e bërë nga kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, nuk është futur në agjendën e Parlamentit për seancën e radhës. Me një kërkesë drejtuar Kuvendit Bardhi kërkonte që të zhvillohej një interpelancë me kryeministrin në lidhje me akuzat për vëllanë e tij që sipas kryetarit […]

Akuzat ndaj Olsi Ramës, Kuvendi nuk përfshin në agjendë interpelancën e kërkuar nga Bardhi me kryeministrin

Kërkesa e bërë nga kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, nuk është futur në agjendën e Parlamentit për seancën e radhës.

Me një kërkesë drejtuar Kuvendit Bardhi kërkonte që të zhvillohej një interpelancë me kryeministrin në lidhje me akuzat për vëllanë e tij që sipas kryetarit tëe grupit të PD, rezulton i përfshirë në laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit.

sipas Gazment Bardhit, rezulton i përfshirë në laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit.

Reagimi:

Edi Rama, i shmanget përballjes në Parlament me Kryetarin e Grupit të Partië Demokratike, Gazment Bardhi.  Ne kundërshtim me kushtetutën, Kuvendi nuk ka përfshirë në rendin e ditës kërkesën për interpelancë urgjente, mbi faktet e publikuara për perfshirjen Olsi Ramës, e vëllait të Kryeministrit, në trafikun e drogës në Xibrakë. Gazment Bardhi ka thirrur në një interpelancë urgjente Kryeministrin Edi Rama, duke adresuar

1-      A ka patur informacione nga shërbimet informative apo strukturat e Policisë së Shtetit, për shoqërimin e një familjari të tij me anëtarët e një organizate të strukturuar kriminale, apo për përfshirjen e vëllait të tij në këtë veprimtari kriminale? Nëse po, cfarë masash janë marrë. Nëse jo, a ka kryer verifikime dhe a ka kërkuar informacion, pas të dhënave të bërë publike edhe më parë?

2-      A ka kërkuar dhe marrë informacion pse i vëllai, person me lidhje të forta politike, është përdorues i të njëjtit automjet me targë AA653DM, që në kohen e planifikimit dhe aktivitetit kriminal të Laboratorit të drogës në Xibrakë, përdoret nga Olsi Rama dhe 3 anëtarët e tjerë të organizatës kriminale?

3-      Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? ”.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Gazment Bardhi Parlamentit Kuvendit Xibrak Elbasanit Bardhit Reagimi Parlament Kryetarin Grupit Parti Demokratike Kuvendi Kryeministrit Kryeministrin Policis Shtetit Laboratorit

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Gazment Bardhi Parlamentit Kuvendit Xibrak Elbasanit Bardhit Reagimi Parlament Kryetarin Grupit Parti Demokratike Kuvendi Kryeministrit Kryeministrin Policis Shtetit Laboratorit

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online