Mandati i Xhaçkës/Bardhi-Nikollës: Ndërprisni seancën! S’dimë akoma qëndrimin tuaj. Çuçi: Do e dërgojmë në Kushtetuese 

Welcome to Kosova Today

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar nga mazhoranca qëndrimin e tyre lidhur me vendimin e Kushtetueses për mandatin e Olta Xhaçkës.  Ai kërkoi ndërprerjen e seancës plenare dhe vendosjen në dispozicion të opozitës të raportit të Partisë Socialiste.  “Sot kemi në rend dite detyrimin që ka Kuvendi për të zbatuar një vendim […]

Mandati i Xhaçkës/Bardhi-Nikollës: Ndërprisni seancën! S’dimë akoma qëndrimin tuaj. Çuçi: Do e dërgojmë në Kushtetuese 

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar nga mazhoranca qëndrimin e tyre lidhur me vendimin e Kushtetueses për mandatin e Olta Xhaçkës. 

Ai kërkoi ndërprerjen e seancës plenare dhe vendosjen në dispozicion të opozitës të raportit të Partisë Socialiste. 

“Sot kemi në rend dite detyrimin që ka Kuvendi për të zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Jashtë asaj që u vendos në Komisionin e Mandateve ne deputetët e opozitës nuk kemi ende raportin e shumicës në Këshillin e Mandateve. Ju nuk guxuat atë ditë të merrni një vendim, latë afat deri të mërkurën për paraqitjen e raportit. Sot keni nisur seancën plenare dhe nuk dimë akoma kush është qëndrimi juaj, dhe se çfarë do të votojnë deputetë e mazhorancës dhe opozitës. 

Duhet të ndërprisni seancë, të na vendosi në dispozicion raportin që të njihemi me qëndrimin tuaj dhe nuk mund të fshiheni gjatë sepse do të votoni pas disa orësh na vendosi në dispozicion afatin e shumicës”,-tha Bardhi. 

Ndërsa kreu i Grupi të PS, Bledi Çuçi iu përgjigj se raporti është në sistem dhe se do të votohet projektvendimi për ta dërguar në Kushtetuese. 

“Në lidhje me zbatimin e vendimi të Gjykatës Kushtetuese, unë besoj se kjo është ezauruar dhe siç thamë edhe në mbledhjen e Byrosë, e kemi zbatuar që në momentin e parë kur kemi thënë që shfuqizohen vendimet e marra nga parlamenti për raportet në lidhje me papajtueshmërinë, lidhur me deputeten Olta Xhaçka. 

Nuk është vërtetë që nuk dolëm në konkluzion. Aty e bëmë të qartë që do ta çojmë në Kuvend për të marrë një vendim për ta çuar në GJK, sipas procedurës. Do votojmë një projekti vendim për ta çuar çështjen në GJK. Me raportin do njihen se është në sistem”,-tha Çuçi. 

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Grupit Gazment Bardhi Kushtetueses Partis Socialiste Kuvendi Gjykat Kushtetuese Jasht Komisionin Mandateve Duhet Grupi Bledi Byros Kuvend

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Grupit Gazment Bardhi Kushtetueses Partis Socialiste Kuvendi Gjykat Kushtetuese Jasht Komisionin Mandateve Duhet Grupi Bledi Byros Kuvend

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online