“Alarm i kuq” në Itali/ Moti i keq godet pjesën veriperëndimore, rrugët kthehen në “liqene”

ITALI- Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë përmbytjet ekstreme në rrugët e Italisë teksa është lëshuar një alarm i kuq për mot të keq. Veriu i vendit është goditur nga stuhitë, duke shkaktuar rrëshqitje dherash. Rrugët dhe vendkalimet janë zhytur plotësisht në ujë.  Pamjet e tjera tregojnë sipërfaqe të mëdha toke nën ujë, me [...]Read More...

“Alarm i kuq” në Itali/ Moti i keq godet pjesën veriperëndimore, rrugët kthehen në “liqene”

ITALI- Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë përmbytjet ekstreme në rrugët e Italisë teksa është lëshuar një alarm i kuq për mot të keq. Veriu i vendit është goditur nga stuhitë, duke shkaktuar rrëshqitje dherash.

Rrugët dhe vendkalimet janë zhytur plotësisht në ujë.  Pamjet e tjera tregojnë sipërfaqe të mëdha toke nën ujë, me fusha që ngjajnë si liqene, raportojnë mediat e huaja.

Raportohet se rajoni i Piemonte, në veriperëndim të Italisë, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të enjten pasi po përballej me motin e tmerrshëm.

Shiu i rrëmbyeshëm dhe stuhitë e pamëshirshme goditën zonën, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje masive  trafiku dhe shërbimet hekurudhore. Torino mbylli aksesin në zonat e brigjeve të lumit si masë sigurie dhe një stacion hekurudhor.