Alarm në Zvicër: 15 persona humbën jetën në liqene dhe lumenj brenda një muaji

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën në aksidente gjatë notit në liqene dhe lumenj të Zvicrës gjatë 30 ditëve të fundit, sipas të dhënave të Shoqatës Zvicerane të Shpëtimit në Ujë, përcjell albinfo.ch.
Statistikat tregojnë se numri më i madh i viktimave i përket dy grupeve të moshës: të rinjve nga 17 deri në 32 vjeç dhe personave mbi 65 vjeç.
Sipas ekspertëve, te të rinjtë aksidentet lidhen shpesh me sjellje të rrezikshme, si mbivlerësimi i aftësive në not, hedhjet në ujë dhe mosrespektimi i rregullave të sigurisë.
Ndërkaq, te personat e moshuar, rol të rëndësishëm luajnë problemet shëndetësore, të cilat mund të shkaktojnë incidente fatale gjatë notit.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë sezonit veror, të mos notojnë vetëm dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë në liqene dhe lumenj. /Albinfo.ch
The post Alarm në Zvicër: 15 persona humbën jetën në liqene dhe lumenj brenda një muaji appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



