Albarez: Spanja refuzon ofertën e Izraelit për të pranuar palestinezë nga Gaza
Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albarez hodhi poshtë një ofertë të ministrit izraelit të Mbrojtjes Israel Katz për të pranuar palestinezët e zhvendosur nga Gaza. Ai theksoi se palestinezët nuk duhet të dëbohen nga Gaza, sipas planit të shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump me mbështetjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. “Toka e palestinezëve [...]Read More...

Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albarez hodhi poshtë një ofertë të ministrit izraelit të Mbrojtjes Israel Katz për të pranuar palestinezët e zhvendosur nga Gaza.
Ai theksoi se palestinezët nuk duhet të dëbohen nga Gaza, sipas planit të shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump me mbështetjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
“Toka e palestinezëve është Gaza, e cila duhet të jetë pjesë e shtetit të ardhshëm palestinez, siç duan Spanja dhe shumica e vendeve të planetit, nga të cilat rreth 150 e njohin Palestinën. Është toka e tyre dhe e ardhmja e Palestinës”, tha Albarez.
Ai theksoi se Spanja “merr vendime në mënyrë sovrane” dhe se “askush, asnjë palë e tretë, nuk mund të na thotë se çfarë të bëjmë”.
Albarez deklaroi se solidariteti spanjoll me popullin palestinez është “përtej dyshimit” dhe se që nga fillimi i luftës së Gazës në 2023, Spanja ka mirëpritur palestinezë, kryesisht fëmijë të sëmurë, “të shpërfytyruar nga lufta” ose refugjatë që kanë nevojë për “azil”.
Ai theksoi se ai “absolutisht” kundërshton planet e Izraelit për Gazën, duke vënë në dukje se askush “nuk duhet të hyjë në një debat se ku duhet të shkojnë palestinezët në Gaza”./abcnews.al