Albert Kinolli thotë se do ta votojë qeverinë e re më 15 prill: Besoj që shumica e minoritarëve do të bëhen bashkë për këtë
Kryetari i Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli duket se është bindur për ta votuar një qeveri të re, të udhëhequr nga Albin Kurti. Ai tha në Frontal në T7 se i takon Kurtit “ta formojë qeverinë”, ndërsa foli për rolin që tha se duhet ta ketë partia e tij në këtë
Kryetari i Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli duket se është bindur për ta votuar një qeveri të re, të udhëhequr nga Albin Kurti.
Ai tha në Frontal në T7 se i takon Kurtit “ta formojë qeverinë”, ndërsa foli për rolin që tha se duhet ta ketë partia e tij në këtë drejtim.
“Duhet t’i krijojmë institucionet e reja”, tha Kinolli.
Ai tha se beson që shumica e përfaqësuesve minoritarë do të bëhen bashkë për formimin e qeverisë së re më 15 prill.
“Në seancën e 15 prillit besoj që edhe shumica e komuniteteve pakicë do të bëhen bashkë dhe do e japin votën për formimin e qeverisë”, tha Kinolli.Më 15 prill, kur është caktuar të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit, Kurti pret që të votohet edhe qeveria e re.