Albin Kurti letër kryetarit të LDK-së, e fton për konsulta para konstituimit të Kuvendit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një letre e ka ftuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një takim për konsulta paraprake, në prag të konstituimit të Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Në këtë letër, Kurti ka ftuar Abdixhikun për takim të mërkurën ose të enjten. “Me certifikimin […] The post Albin Kurti letër kryetarit të LDK-së, e fton për konsulta para konstituimit të Kuvendit appeared first on Albinfo.

Albin Kurti letër kryetarit të LDK-së, e fton për konsulta para konstituimit të Kuvendit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një letre e ka ftuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një takim për konsulta paraprake, në prag të konstituimit të Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në këtë letër, Kurti ka ftuar Abdixhikun për takim të mërkurën ose të enjten.

“Me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç e dini edhe Presidentja e ka caktuar mbledhjen e parë të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datë 15 prill 2025. Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00. Mirëpres përgjigjen tuaj për këtë takim”, thuhet në letër, transmeton albinfo.ch.

The post Albin Kurti letër kryetarit të LDK-së, e fton për konsulta para konstituimit të Kuvendit appeared first on Albinfo.