Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Shërbimi Konsullor në Vjenë zhvendosen në objekte të reja

Kjo është adresa e re e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri The post Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Shërbimi Konsullor në Vjenë zhvendosen në objekte të reja appeared first on Albinfo.

Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Shërbimi Konsullor në Vjenë zhvendosen në objekte të reja

Mësohet se Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Shërbimi Konsullor në Vjenë janë zhvendosur në objekte të reja, transmeton albinfo.at

Vlen të theksohet se adresa e re e Ambasadës së Republikës së Kosovës është në Prinz Eugen Straße 8-10, 1040 Vjenë, ndërsa adresa e re e Shërbimit Konsullor është në Wohllebengasse 4/3, 1040 Vjenë.

Postimi i plotë i Ambasadës:

Të dashur bashkatdhetarë,

Me kënaqësi ju njoftojmë se Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Shërbimi Konsullor në Vjenë do të zhvendosen në objekte të reja që nga fillimi i muajit prill!

Adresa e re e Ambasadës së Republikës së Kosovës:

Prinz Eugen Straße 8-10, 1040 Vjenë

Adresa e re e Shërbimit Konsullor:

Wohllebengasse 4/3, 1040 Vjenë

Nga data 01 deri më 04 prill 2025, Shërbimi Konsullor do të jetë i mbyllur për shërbime të rregullta dhe do të funksionojë vetëm për raste emergjente.

Nga data 07 prill 2025, të gjitha shërbimet konsullore do të ofrohen në objektin e ri në Wohllebengasse 4/3, 1040 Vjenë.

Për çdo pyetje rreth shërbimeve konsullore, ju lutemi na kontaktoni përmes emailit: consulate.vienna@

The post Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Shërbimi Konsullor në Vjenë zhvendosen në objekte të reja appeared first on Albinfo.