Ambasada italiane: Vetëm dërgimi i Draftit të BE’së në Gjykatë e fut Kosovën në agjendën e Komitetit të Ministrave

Welcome to Kosova Today

Ambasada e Italisë në Prishtinë kanë thënë se Kosova mund të përfshihet në rend dite të mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës vetëm nëse Qeveria e Kosovës do të bëjë hapa konkret sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Qëndrimi i Romës zyrtare është se dërgimi i Draftit […]

Ambasada italiane: Vetëm dërgimi i Draftit të BE’së në Gjykatë e fut Kosovën në agjendën e Komitetit të Ministrave

Ambasada e Italisë në Prishtinë kanë thënë se Kosova mund të përfshihet në rend dite të mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës vetëm nëse Qeveria e Kosovës do të bëjë hapa konkret sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Qëndrimi i Romës zyrtare është se dërgimi i Draftit të BE-së në Gjykatë Kushtetuese do të dërgonte një sinjal të fuqishëm nga ana e Qeverisë së Kosova dëshiron ta përmbush zotimin për themelim të Asociacionit dhe se Kosova kujdeset ndaj pakicave.

“Sipas mendimit tonë, dërgimi në Gjykatën Kushtetuese të draft-statutit të BE-së për Asociacionin e ardhshëm të Komunave me shumicë serbe (ASM), në një mënyrë që është e pranueshme për Gjykatën, do të dërgonte një sinjal të fortë të synimit të Qeverisë për të përmbushur këtë zotim dhe më tej të demonstrojë përkushtimin e Kosovës ndaj të drejtave të pakicave. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se vetëm hapat konkretë drejt Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe– siç u tha më lart – duhet të çojnë në përfshirjen e pikës së Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të ardhshëm të KiE-së”, kanë thënë për Gazetën Express nga Ambasada e Italisë.

Ambasada italiane në Prishtinë gjithashtu kanë potencuar se Italia inkurajon Qeverinë e Kosovës që të ndërmarr hapat e nevojshëm për një votim të suksesshëm në Komitet të Ministrave të Këshillit të Evropës.

“Italia mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE) dhe, siç u shpreh edhe në nivel Quint, ne inkurajojmë autoritetet përkatëse të ndërmarrin hapat e nevojshëm për një votim të suksesshëm në nivel të Komitetit të Ministrave”, kanë thënë për Gazetën Express nga Ambasada e Italisë në Prishtinë.

Kryeministri Albin Kurti sot në një adresim nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës teksa ka folur për kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacion, ka thënë se një kërkesë e tillë është absurde dhe se Qeveria Kurti nuk e pranon një kushtëzim të tillë. Për më tepër, Kurti ka thënë se s’mund ta çojë Draftin e BE-s në Kushtetuese meqë ai s’është dokument por vetëm një “non-paper” pasi është dështuar që të pranohej në fundin e vitit të kaluar në pako bashkë me Marrëveshjen për Normalizim.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Ambasada Italis Prishtin Kosova Komitetit Ministrave Evrop Qeveria Kosov Asociacionit Komunave Shumic Serbe Draftit Gjykat Kushtetuese Qeveris Sipas Asociacionin Gazet Express Italia Qeverin Komitet Quint Kryeministri Albin Kurti Asociacion Draftin Normalizim

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Ambasada Italis Prishtin Kosova Komitetit Ministrave Evrop Qeveria Kosov Asociacionit Komunave Shumic Serbe Draftit Gjykat Kushtetuese Qeveris Sipas Asociacionin Gazet Express Italia Qeverin Komitet Quint Kryeministri Albin Kurti Asociacion Draftin Normalizim

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online