Ahmetaj e quan pjesë të propagandës formimin e ekipit punues nga Serbia kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Welcome to Kosova Today

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj ka thënë se Kosova vazhdimisht ka lobuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE). Ajo në emisionin “FIVE” ka thënë se Kosova është munduar në vazhdimësi të jetë afër me deputetët e parlamenteve evropiane që ti ketë si aleatë e të lobojë masovisht që deputetët atje të jenë përkrahës. […]

Ahmetaj e quan pjesë të propagandës formimin e ekipit punues nga Serbia kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
ahmetaj-e-quan-pjese-te-propagandes-formimin-e-ekipit-punues-nga-serbia-kunder-anetaresimit-te-kosoves-ne-kie

ahmetaj-e-quan-pjese-te-propagandes-formimin-e-ekipit-punues-nga-serbia-kunder-anetaresimit-te-kosoves-ne-kie

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj ka thënë se Kosova vazhdimisht ka lobuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE).

Ajo në emisionin “FIVE” ka thënë se Kosova është munduar në vazhdimësi të jetë afër me deputetët e parlamenteve evropiane që ti ketë si aleatë e të lobojë masovisht që deputetët atje të jenë përkrahës.

“Sigurisht që nuk është e lehtë prandaj i kemi deputetë nga parti të ndryshme, secili e ka një mandat dhe një qëllim të lobojë masovisht që deputetët atje të jenë përkrahës, kur flitet për demokraci rendin dhe ligjin, Kosova që nga ekzistenca e saj është munduar të arrijë, vetë faktin që e kemi thënë vazhdimisht se jemi pro anëtarësimit në BE, të gjitha institucionet janë të ftuara të jenë në frymën e njëjtë. Kosova vazhdimisht ka lobuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka deklaruar Ahmetaj.

Ajo e ka quajtur “pjesë të propagandës” formimin e grupit punues nga Serbia për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Serbia edhe para se të formojë këtë grup ka lobuar kundër Kosovës. Kjo është pjesë e propagandës. Nëse Serbia do ta arrijë apo jo mbetet të shihet. Uroj që Kosova të mos ketë pritur këta 5minutat e fundit për të bërë lobim. Ky ka qenë një proces për të cilin Kosova është angazhuar nga dita e parë për të mobilizuar diplomacinë”, ka vijuar Ahmetaj.

Ahmetaj konsideron se diplomacia kosovare ka ngecje dhe nuk është në nivelin e duhur pasi sipas saj edhe raportet me aleatët janë të brishta.

Ajo thotë se vetë intervistimi i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj nga Prokuroria Speciale tregon shumë se ku qëndron diplomacia kosovare pasi siç thotë ajo më herët nuk ka pasur raste të tilla.

Ndryshe, Serbia ka formuar grupin punues që është thënë se do të merret me koordinimin e aktiviteteve të organeve shtetërore për të parandaluar anëtarësimin eventual të Kosovës në organizatën e Këshillit të Evropës.

Grupi punues u formua me urdhër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë seancës të mbajtur më 5 prill në Qeverinë serbe.

Sisteme Online Programime
Programing Online