Ish-ambasadori Bosch: Shpresoj që BE t’ia bëjë kusht Ukrainës njohjen e Kosovës

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar lidhur me vizitën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Beograd dhe takimin e tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Bosch, përmes një postimi në Facebook, e ka kritikuar Zelenskyn për takimin me Vuçiqin, duke e cilësuar presidentin serb si një “mik jodemokratik” të tij.
“Zelensky në Beograd me mikun e tij jodemokratik, Vuçiqin. A duket se dëshiron të mësojë se si të eliminojë kundërshtarët politikë lokalë?”, ka shkruar Bosch.
Bosch rikujtoi se Vuçiq e ka falënderuar Zelenskyn për qëndrimin e Ukrainës lidhur me njohjen e Kosovës.
Bosch ka bërë thirrje që njohja e Kosovës nga Serbia të vendoset si kusht për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.
“Shpresoj që BE-ja, njësoj si me vetë Serbinë, ta bëjë këtë njohje kusht për anëtarësimin”, ka shkruar ai.
Ish-ambasadori holandez ka komentuar edhe raportimet për diskutimet mes Serbisë dhe Ukrainës për prodhimin e përbashkët të dronëve.
Sipas Bosch, këto zhvillime janë shqetësuese për Kosovën dhe rajonin.
Ukraina po fillon të bëhet një kërcënim, veçanërisht për Kosovën, por edhe për Ballkanin më gjerë. Është koha që EEAS t’i kërkojë Zelenskyt se çfarë po bën!”, ka përfunduar ai.
Dje, presidentit i Ukrainës, Volodymyr Zelensky se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Zelensky deklaroi kështu gjatë vizitës në Serbi dhe takimeve me presidentin serb, Aleksandar Vuqiq.
“Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar. Jemi mirënjohës ndaj Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, duke përfshirë, pa dyshim, Krimenë. Ky qëndrim i Serbisë nuk po ndryshon, madje as në OKB”, tha Zelensky dje në Beograd.
Kujtojmjë që Kosova nga fillimi i luftës mes Ukrainës dhe Rusisë ka mbështetur shtetin ukrainas.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



