Amerikani kërkon 15 milionë franga nga tri kantone zvicerane për lidhjet historike me skllavërinë

Një shtetas amerikan, Shelley Moorehead, ka ndërmarrë veprime ligjore kundër kantoneve të Cyrihut, Bernës dhe Solothurnit, lidhur me përfshirjen historike të personave nga këto kantone në tregtinë transatlantike të skllevërve gjatë shekujve XVIII dhe XIX.
Moorehead, i cili është pasardhës i njerëzve të skllavëruar, kërkon nga pesë milionë franga prej secilit kanton, ose gjithsej 15 milionë franga, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, ekspertët juridikë të cituar në raportimet zvicerane shprehin dyshime të mëdha mbi perspektivën juridike të rastit.
Ndër çështjet e ngritura është fakti se personat e përfshirë në aktivitetet historike kanë vdekur prej kohësh dhe se, sipas së drejtës penale, kantonet nuk ndiqen penalisht në të njëjtën mënyrë si individët.
Rasti ka rikthyer vëmendjen te lidhjet historike të disa aktorëve zviceranë me tregtinë transatlantike të skllevërve.
The post Amerikani kërkon 15 milionë franga nga tri kantone zvicerane për lidhjet historike me skllavërinë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



