Ansambli URA prezanton kulturën dhe traditat shqiptare në panairin ndërkombëtar WTM London 2026

Ansambli URA nga Zvicra ka prezantuar kulturën dhe traditat shqiptare në panairin ndërkombëtar të turizmit World Travel Market (WTM) London 2026, një prej ngjarjeve të rëndësishme ndërkombëtare që mbledh përfaqësues të industrisë së turizmit nga vende të ndryshme të botës, shkruan albinfo.ch.
Gjatë ditës së parë të panairit, anëtarët e ansamblit sollën para vizitorëve emocione përmes valleve tradicionale shqiptare, duke promovuar një pjesë të trashëgimisë sonë kulturore në këtë skenë ndërkombëtare.
Në këtë prezantim, Ansambli URA bashkëpunoi edhe me Edlirën nga “Tradita Popullore Edlira”, me të cilën prezantuan bukurinë dhe veçantinë e veshjeve tradicionale shqiptare.
Përmes këtij prezantimi, Ansambli URA kontribuoi në promovimin e identitetit kulturor shqiptar përtej kufijve, duke sjellë në vëmendjen e vizitorëve ndërkombëtarë traditat, veshjet dhe artin e vallëzimit popullor.
Pjesëmarrjen në WTM London 2026, ansambli e ka cilësuar si një përvojë të veçantë dhe një mundësi për të ndarë kulturën shqiptare me njerëz nga e gjithë bota./Albinfo.ch
The post Ansambli URA prezanton kulturën dhe traditat shqiptare në panairin ndërkombëtar WTM London 2026 appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



