Shqipëria prezanton potencialin turistik dhe mundësitë e investimit në bregdet në panairin IMMO EXPO në Cyrih

Shqipëria prezanton potencialin turistik dhe mundësitë e investimit në bregdet në panairin IMMO EXPO në Cyrih

Shqipëria ka prezantuar potencialin e saj turistik dhe mundësitë për investime në bregdet në panairin ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme IMMO EXPO, nëCyrih të Zvicrës, trandmeton albinfo.ch.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, i cili ka vizituar hapësirën ku janë prezantuar projekte turistike dhe rezidenciale nga disa prej destinacioneve bregdetare shqiptare, përfshirë Sarandën, Vlorën, Velipojën dhe Shëngjinin.

Gjatë vizitës, ambasadori Dredha është takuar me kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, si dhe me sipërmarrës shqiptarë të pranishëm në panair. Në këto takime është diskutuar për projektet e ekspozuara dhe mundësitë që ato ofrojnë për zhvillimin e turizmit dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Zvicrën.

Pjesëmarrja shqiptare në IMMO EXPO ka shërbyer si një mundësi për të prezantuar potencialin e destinacioneve bregdetare të vendit dhe për të promovuar projekte konkrete investimi para publikut dhe investitorëve zviceranë.

Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka theksuar se do të vazhdojë të mbështesë nismat që synojnë afrimin e Shqipërisë me tregun zviceran dhe krijimin e kontakteve e partneriteteve të reja ekonomike./Albinfo.ch

 

The post Shqipëria prezanton potencialin turistik dhe mundësitë e investimit në bregdet në panairin IMMO EXPO në Cyrih appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.