Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur

Ansambli “Trojet” do të organizojë një mbrëmje artistike dhe festive me rastin e 28 Nëntorit, duke mbledhur komunitetin shqiptar në Winterthur dhe më gjerë rreth kulturës, muzikës dhe traditës shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Aktiviteti do të mbahet të shtunën, më 28 nëntor 2026, duke filluar nga ora 19:00, në Hotel Zentrum Töss në Winterthur.
Sipas organizatorëve, 28 Nëntori përfaqëson një nga datat më të rëndësishme të historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar. Përmes kësaj mbrëmjeje synohet nderimi i rrënjëve shqiptare, si dhe përcjellja e kulturës, muzikës dhe traditave te brezat e rinj në diasporë.
Ansambli “Trojet” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që t’i bashkohen kësaj mbrëmjeje festive dhe ta shënojnë së bashku 28 Nëntorin në Winterthur./Albinfo.ch
The post Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



