Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”

Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”

Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, do ta nisë më 10 tetor 2026 në Cyrih turneun e tij ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, me një koncert në skenën e “Kongresshaus Zürich”, shkruan albinfo.ch.

Koncerti do të mbahet në orën 20:00 në Kongresssaal, ku Lahaj do të shoqërohet nga ARMA Ensemble. Programi do të sjellë një përzgjedhje të këngëve shqiptare, të ndërthurura me vepra të njohura nga repertori italian, francez dhe latin.

Turneu “PASSION & ORIGIN” synon të ndërthurë repertorin shqiptar me atë ndërkombëtar, duke sjellë në skena të ndryshme një program muzikor që lidh traditën dhe origjinën shqiptare me kulturën operistike evropiane.

Biletat për koncertin në Cyrih mund të rezervohen përmes Ticketmaster, ndërsa më shumë informacione rreth turneut dhe datave të tjera janë në dispozicion në faqen zyrtare të Rame Lahajt./Albinfo.ch

Biletat mund të rezervohen përmes linkut më poshtë. ticketmaster.ch/event/725505631

Për më shumë informacione rreth turneut, vizitoni www.ramelahaj.com

10 tetor 2026 | 20:00
Kongresshaus Zürich – Kongresssaal

The post Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.