Ardian Gjini: Komuna e Gjakovës edhe këtë vit pjesë e iniciativës globale “Kodimi”
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma, Ardian Gjini ka thënë se edukimi digjital në kohën e sotme është jetik, andaj përpjekjet për të aftësuar fëmijët tanë në fushën digjitale janë të vazhdueshme. Ai ka thënë se komuna e Gjakovës tashmë është pjesë e iniciativës globale “Kodimi” e cila ka për qëllim avancimin e shkathtësive digjitale

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma, Ardian Gjini ka thënë se edukimi digjital në kohën e sotme është jetik, andaj përpjekjet për të aftësuar fëmijët tanë në fushën digjitale janë të vazhdueshme.
Ai ka thënë se komuna e Gjakovës tashmë është pjesë e iniciativës globale “Kodimi” e cila ka për qëllim avancimin e shkathtësive digjitale tek nxënësit dhe ky projekt do të vazhdojë edhe këtë vit.
Postimi i plotë:
Edukimi digjital në kohën e sotme është jetik, andaj përpjekjet tona për të aftësuar fëmijët tanë në fushën digjitale janë të vazhdueshme.
Komuna e Gjakovës tashmë është pjesë e iniciativës globale “Kodimi” e cila ka për qëlim avancimin e shkathtësive digjitale tek nxënësit.
Kjo është arritur falë bashkëpunimit me Shoqatën Profesionale të Informaticientëve të Kosovës (SHPIK), për zhvillimin e aktiviteteve inovative në fushën e kodimit dhe ofrimin e trajnimeve të specializuara për integrimin efektiv të teknologjisë në procesin mësimor.
U dakorduam që kjo marrëveshje të vazhdoj edhe këtë vit, me qëllim të përgatitjes së të rinjve tanë për sfidat e së ardhmes digjitale.